Politike

Teliti: Veliaj refuzoi kërkesën për audit mbi shpenzimet e bashkisë, po shkel ligjin  

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, nënkryetari i këtij këshilli, përfaqësuesi i opozitës, Dorian Teliti, tha se mazhoranca në këtë mbledhje votoi kundër kërkesës për audit të huaj mbi të ardhurat dhe shpenzimet e bashkisë.  

“Ata i thanë jo  kërkesës për kontraktimin e një auditi të huaj mbi të ardhurat dhe shpenzimet e bashkisë.

Ata i thanë përsëri jo, për të disatën herë, ngritjes së Komisionit të Përhershëm 4-vjeçar të Kontrollit Financiar, detyrim ky ligjor dhe i Rregullores së Brendshme të vetë Këshillit, konkretisht neni 36 siç jepet edhe në monitor, duke vazhduar të qënurit në shkelje të rregullores për të 10-in muaj radhazi nga dita e konstituimit të këtij Këshilli në qershor 2023. E qartë që ata nuk duan t’ja dinë as për ligj e as për asgjë tjetër.

Gjithsesi, ne këshilltarët e opozitës nuk dorëzohemi. Askush nuk na pengon dot të kryejmë detyrën tonë për transparencë dhe përdorim të drejtë e ligjor të çdo qindarke të fondeve e burimeve publike.

Kryetari i Bashkisë dhe trupa e tij e këshilltarëve mund të thonë jo sa të duan, është zgjedhja e tyre të mos respektojnë e të shkelin detyrimet kushtetuese dhe ligjore që ngarkon çdo të zgjedhur vendor, por kutia e pandorës është hapur dhe e vërteta do të mbizotërojë e transparenca do të bëhet herët e vonë”, tha Teliti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë