Art dhe Kulture

Teleshikuesit braktisin “Oscar”, ceremonia u ndoq nga më pak shikues në të gjitha kohërat

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Oscar u ndoq nga numri më i ulët i shikuesve në të gjitha kohërat. Sipas ABC, vetëm 23.6 milionë shikues e ndoqën ceremoninë e ndarjes së çmimeve, duke pësuar një rënie drastike nga një vit më parë, kur kjo ceremoni u ndoq nga rreth 29.5 milionë shikues.

Megjithë rënien e fortë, “Oscars” mbetet ceremonia më e shikuar edhe për këtë vit. në 2019, pas katër vitesh rënie të fortë shikueshmërie, audienca u rrit me 11 për qind pasi vendimit të organizatorëve për të mos pajtuar asnjë platformë, televizion apo rrjet mediatik për ta transmetuar atë.

Disa kritikë thonë se pikërisht mungesa e pajtimit me një televizion, rrjet apo platformë të caktuar ka rikthyer në maja shikueshmërinë e ndarjes së këtyre çmimeve, megjithatë, shifrat për 2020 sugjerojnë se suksesi i 2019 nuk u përsërit.

Gjithsesi, ceremonia e 2020 do të hyjë në histori jo vetëm si ceremonia më pak e ndjekur, por edhe për faktin që për herë të parë dominon një film jo anglisht. Filmi koreano-jugor, “Parasite” rrëmbeu 4 çmime si fotografia më e mirë, regjisori më i mirë, skenari më i mirë dhe prurja më e mirë ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë