Ka ndodhur

Telefononte pronarët e karrotrecëve dhe i kërkonte para, zbulohet skema e vjedhjes së 48-vjeçarit

Një 48-vjeçar nga Tropoja është arrestuar me akuzën e vjedhjes së 6 pronarëve karroatrecësh, duke i mashtruar se i ishte prishur makina dhe nuk kishte para të paguante.

Në pranga ka rënë Luigj Mrishaj, i cili u arrestua në flagrancë në Durrës, teksa tentoi t’i vidhte 600 mijë lekë të vjetra një 48-vjeçari me iniciale L.M., pronar i një karroatreci.

Policia ka zbardhur edhe skemën se si ky person mashtronte duke vjedhur. 48-vjeçari Luigj Mrishaj telefononte pronarët e karroatracave me pretendimin se i ishte prishur makina dhe më pas u kërkonte atyre para për të paguar servisin.

Pasi iu merrte paratë, largohej me shpejtësi. Nga hetimet ka rezultuar se përveç rastit të fundit, ka kryer edhe 5 vjedhje me të njëjtën skemë.

Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.;

Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 650 mijë lekë të vjetra, shtetasit A. P.;

Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P. P.

Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 Euro, shtetasit A. G.;

Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 Euro, shtetasit S. M.;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz” që ky shtetas e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth të Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë