Treg

Teknologjia e medikamentet, oferta e kufizuar dhe bllokimi rritën çmimet e importit

Puna nga shtëpia, nevoja e shtuar për produkte teknologjike për të përmbushur detyrimet nga mjediset e punës në shtëpi, nevoja e shtuar për medikamente në kohën e pandemisë së COVID-19, teksa oferta ka qenë e kufizuar për shkak të bllokimeve, ka rritur çmimet e produkteve të importuara në vend.

Këtë e konfirmon edhe INSTAT në raportin më të fundit për Indeksin e Çmimeve të Importit.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit 2020, ky indeks arriti 94,6 duke shënuar një rritje me 0,9 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019. Krahasuar me tremujorin e dytë 2020 indeksi shënoi një rritje me 0,3 %.

Rritja më e madhe e çmimeve të importit prej 1,3 % ka qenë te produktet e seksionit “Industria përpunuese”. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve optike, elektronikë, kompjuterikë” me 5,3 %, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike” me 4,1 %.

“Prodhimi i makinerive dhe paisjeve ” me 3,7 %, “Prodhimi i lekurës dhe produkteve prej lekurë” me 3,6 %, etj. Por, çmimet në aktivitetin “Metalurgjia” kanë shënuar ulje me 3,9 %, pasuar nga “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 2,5 %, “Shtypshkrime dhe rigrupim i mediave të rregjistruara” me 1,8 %, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë