Futboll

Tefik Osmani largohet nga Tirana pas 3 sezonesh: Krenar që isha pjesë e këtij klubi

Gazeta Si – Bashkëpunimit të Tefik Osmanit me klubin e Tiranës i ka ardhur fundi. Drejtori sportiv ka lajëmruar ‘divorcin’ me kryeqytetasit me një status në rrjetet sociale. Pas trajneriT Orges Shehi, Tirana ndahet edhe me një tjetër element që ka pasur një rol të rëndësishëm në sezonet e fundit në skuadër.

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi! Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndjehem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falënderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë tri viteve, ku ndamë gëzime dhe lot.

Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo çast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruaj me modesti emrin tim në këtë klub të madh”. Ky është postimi i ish-futbollistit korçar që ka luajtur me Tiranën, madje me fanellën e saj e mbylli karrierën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë