Në takimin e të hënës për mbrojtjën e godinës së Teatrit Kombëtar, aktori Robert Ndrenika e krahasoi truallin e Teatrit Kombëtar me Jeruzalemin. Në fjalën e tij aktori i madh u shpreh:
“Unë mendoj se më e shenjta nga të gjitha këtu është toka e këtij teatri. Ky është Jerusalemi ynë që duan të mbysin kryqëzatat. Ne që kemi nga 70-80 vjet këtu që me familjen e Sandër Prosit, Prokop Mimës, Loro Kovaçit etj, nuk është gjynah të vijnë 3-4 biznesmenë dhe të thonë që është e jona? Ta marrin pa para dhe ta shesin 10 mijë euro metrin katrorë të sipërfaqes së tij. Dhe kjo mendoj unë nuk ka logjikë. Prandaj ne të mbrojmë tokën e këtij Teatri se është e jona, është e komunitetit”.
Artistët dhe shoqëria civile u takuan me deputetë dhe anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës, ku ishin të pranishëm nga opozita, por munguan nga shumica.
Aktorët dhe shoqëria civile mblidhen cdo të hënë për të kundërshtuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.