Rend dhe Ligj

Të vetizoluarit që shkelin urdhrin, nuk do të largohen për Itali pa paguar gjobën

Të gjithë të ardhurit në Shqipëri nga zonat e rrezikut, të prekura nga koronavirusi që kanë hyrë nga Italia në vendin tonë 14 ditët e fundit janë identifikuar nga policia e shtetit. Pikërisht uniformat blu ka në dispozicion numrat e telefonit dhe adresat e tyre dhe po vazhdon sipas kryeministrit Edi Rama operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe të monitorimit të tyre, pasi iu është kërkuar vetëkarantinimi.

Kreu i qeverisë me anë të një postimi në Facebook ka paralajmëruar se policia do të kontrollojë banesat nëse këto banorë po zbatojnë ose urdhrin e dhënë për t'u izoluar. "Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor. shkelja e këtij detyrimi ndëshkohet me 5 mijë euro dhe shkelësi do të ndalohet të dalë nga Shqipëria pa paguar gjobën! Ndjesë 1000 herë! po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!", shprehet Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë