Vende dhe Udhetime

Të udhëtosh thuhet se të ndihmon të kuptosh më shumë të tjerët. A është e vërtetë?

Empatia zakonisht përkufizohet si "të veshësh këpucët e një personi tjetër" ose "të ndjesh gjendjen emocionale të të tjerëve".
Por a mund të mësohet empatia dhe a mund të ndihmojë udhëtimi në lehtësimin e këtij mësimi?
Përgjigja është e ndërlikuar.
"Studimet kanë treguar që empatia nuk është thjesht e lindur, por në të vërtetë mund të mësohet," shkruan psikoterapistja Diane Barth në "Psikologjia sot". Ndërsa hulumtimet e kaluara kanë treguar që empatia është një tipar i paarritshëm, hulumtimi më i ri, i përfshirë në një studim të Harvardit në vitin 2017 thotë që "empatia është e ndryshueshme dhe mund të mësohet në rrethanat e duhura."

Në një sondazh të bërë në 2018 me 1.300 njerëz që udhëtonin për biznes, 87% thanë që udhëtimet e biznesit i ndihmuan ata të ishin më empatikë ndaj të tjerëve dhe në një studim të vitit 2010, Adam Galinsky, profesor në Shkollën e Biznesit në Kolumbi zbuloi se udhëtimi "rrit ndërgjegjësimin për lidhjet themelore" me kulturat e tjera.
 "Nëse do të lëvizim në drejtimin e një shoqërie më empatike dhe një bote më të dhembshur, është e qartë se të punosh për të rritur kapacitetet tona empatike është thelbësore për forcimin e lidhjeve individuale, komunitare, kombëtare dhe ndërkombëtare," shkruan Helen Riess , pedagoge në Harvard dhe autore e studimit të 2017.
 "Në vitet 1850, Thomas Cook përdori sisteme të reja hekurudhore për të bërë udhëtime gjatë kohës së lirë, si lehtësim për punëtorët britanikë," tregon Freya Higgins-Desbiolles, pedagog  për menaxhimin e turizmit në Universitetin e Australisë së Jugut.
Janë dashur dekada që të arrihet në turizmin që kemi sot.
Ndërkohë Organizata Botërore e Turizmit e mbrojtur turizmin si "një forcë jetike për paqen botërore që mund të sigurojë bazën morale dhe intelektuale për mirëkuptimin ndërkombëtar", si dhe një strategji për zhvillimin ekonomik për kombet më të varfra .
Por jo të gjithë pajtohen me këtë.
 Në dekadat e fundit, ajo është akuzuar se ka bërë të kundërtën. Siç shkruante Stephen Wearing gati 20 vjet më parë: "turizmi tregon pabarazinë" sepse vendet e zhvilluara janë çdo herë gati për të treguar se janë shumë para e madje deri dikur kemi një luftë të heshtur të vendeve.
Dobësitë e empatisë
Ekspertët thonë se zhvillimi i empatisë nuk është i lehtë dhe vjen me një mori problemesh. Joseph M. Cheer, profesor në Universitetin Wakayama në Japoni, vëren se empatia në mënyrë të natyrshme e cilëson dikë tjetër si "të tjerët".
Në studimin e tij të vitit 2019 për perëndimorët në një turne me biçikletë në Kamboxhia, Cheer zbuloi se duke vizituar organizatat joqeveritare lokale, duke bashkëvepruar me kamboxhianët, duke intervistuar,  zbuloi se turistët nuk e kuptuan kulturën e banorëve madje i panë kamboxhianët thjesht si ofrues të shërbimeve.
Ky paragjykim "të tjerët", thotë Cheer, aq më i madh të jetë diferenca midis turistëve dhe vendasve, aq më i dukshëm bëhet.
  Ana Taranath, pedagoge në Universitetin e Washington thotë se ne vetëm mund të thellojmë mendimin se kush jemi ne në një botë të pabarabartë dhe si kjo na bën të ndjehemi dhe si kjo na motivon të ndryshojmë jetën tonë në një mënyrë ose një tjetër por në fund të ditës, empatia në thelb është e pamundur. "Unë mund të qaj për ju, por nuk mund të qaj si ju."
Ndërsa ekspertët arrijnë në përfundimet se të udhëtosh mund të të mos frymëzojë mjaft sa për t'u kthyer në aktivist i të drejtave të njeriut, ideja që mos të udhëtosh fare është më e keqe.
 "Udhëtimi deri diku prodhon diçka, një ndjenjë empatie në momentin që takon njerëz të tjerë, një ndjenjë e cila nuk do të ishte aty pa afërsinë e krijuar nga udhëtimi," thotë Hazel Tucker në një studim të vitit 2016 të botuar në "Annals of Turism". Kjo është gjithashtu një arsye pse është e rëndësishme të edukoni fëmijët të udhëtojnë në moshë të re.
Megjithatë, të udhëtosh kërkon energji, përpjekje dhe angazhim nga ana e turistëve, si dhe kushte specifike, thotë Tucker.
 "Vizitorët duhet të përgatiten për bashkëveprimin në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të angazhohen me njerëzit në një nivel të barabartë," thotë ajo.

Burimi:National Geographic\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë