Ka ndodhur

Të shtëna në Gjirokastër, autori qëlloi me pistoletë drejt një 35-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër dhe ka përfunduar në të shtëna me armë.

Autori i ngjarjes ka qëlluar me pistoletë drejt një 35-vjeçari në aksin Gjirokastër-Lunxhëri.

“Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai është shpallur në kërkim teksa ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person dhe të dy janë larguar me automjet.

Nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë