Lajme

Të shtëna me armë zjarri te “Tregu Elektrik” në Tiranë

Ditën e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri te zona e Tregut Elektrik, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në rrugën “Petro Nini Luarasi”. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë.

Personi që dyshohet se qëlloi me armë, shtetasi me inicialet K.K., ishte ulur bashkë me një tjetër në një lokal, kur papritur ata nisën të debatonin.

Pas debatit shtetasi nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër, duke krijuar panik edhe te banorët e zonës.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë