Rend dhe Ligj

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 40-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, në afërsi të urës së Bunës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë e kanë ndjekur për disa metra Gëzim Bicin, 40 vjeç dhe më pas e kanë qëlluar në pjesën e shpatullës.

Plagosja ka ndodhur pak minuta më parë dhe nuk dihen ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

E teksa gjendja e të plagosurit është e rëndë, policia ka njoftuar se ka arritur të arrestojë personin e dyshuar të plagosjes. Përmes një njoftimi paraprak, policia njofton se ka prangosur një person dhe për arsye të hetimit, ende nuk do të bëhet i ditur identiteti i tij.

Shkodër / Informacion paraprak

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50-vjeçarit. Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë