Rend dhe Ligj

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit.

Policia thotë se është plagosur shtetasi Z. M., banues në Markatomaj, Lezhë, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Është e ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë