Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, në kërkim babai me 2 djemtë

Gazeta Si – Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, 22 prill, në Kurbin. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se është qëlluar drejt automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M.N. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Policia njofton se ka identifikuar tre autorët e dyshuar, babain, Pren Gjoka me dy djemtë, Henrik e Paris Gjoka, (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit) dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Megjithatë ende mbeten të paqarta rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë