Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Lezhë. Ardjan Kola është personi që ka mbetur i plagosur pranë Katedrales së Lezhës, pasi drejt tij është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në ecje. Kola ka marrë plagë në të dyja këmbët.
Policia e Lezhës ndodhet në vendin e ngjarjes, por për momentin nuk ka një informacion të detajuar në lidhje me këtë ngjarje. I plagosuri është transportuar për në spitalin e Lezhës, ku është duke marrë trajtimin mjekësor. Ende nuk bëhen të ditura rrethanat dhe policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.