Lajme

Të shtëna me armë në Nju Jork, 1 i vdekur, disa të plagosur

Një person ka hapur zjarr në një nga lagjet më të populluara të Nju Jorkut, Brooklyn. Si pasojë 1 person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mediet amerikane shkruajnë se agresori hapi zjarr mbi një turmë njerëzish që ishin mbledhur në lagjen “Brownsville” të Brooklyn-it. Mësohet se viktima është një 38-vjeçar, i cili është prekur nga plumbat në kokë, shkruan Gazeta Si.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 në një tubim të organizuar për personat e dhënë pas gjërave të vjetra, shkruan Fox News.

https://youtu.be/qxyMxSvX7bo

Për momentin i dyshuar për këtë akt terrorist është vetëm një person, i cili duke përfituar nga rrëmuja e krijuar ka mundur të arratiset dhe për momentin është duke u kërkuar nga forca të shumta policore, raporton Gazeta Si. Për hetuesit amerikan paraprakisht përbën çudi fakti si si terroristi mundi të qëllojë me armë zjarri drejt njerëzve në një aktivitet të tillë dhe u largua, kur të pranishëm në tubim ndodheshin rreth 100 policë.

“Asnjëherë më parë nuk kam dëgjuar që 12 persona të qëllohen në një incident. Ky është një ndër sulmet më të këqija që kam parë ndonjëherë”, tha një hetues për mediet amerikane. /Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë