Lajme

Të shtëna me armë në Lezhë, policia aksion për kapjen e një të kërkuari

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pranë nënstacioni elektrik në Lezhë, duke shkaktuar panik edhe te qytetarët.
Policia është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim dhe në këtë aksion ka pasur të shtëna me armë, pasi personi i rrezikshëm ka qenë i armatosur.
Policia është vënë në ndjekje të tij, por ai ka mundur t’u largohet efektivëve, pavarësisht thirrjeve të këtyre të fundit që të ndalonte.
Ndërkohë, ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë