Bota

Të shtëna me armë në Filadelfia, katër të vdekur dhe katër të plagosur në rrugë

Gazeta Si - Një tjetër masakër me armë zjarri në SHBA: katër persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në Filadelfia.

Gjatë natës një burrë ka hapur zjarr në vende të ndryshme të qytetit, përpara se të ndalohej dhe arrestohej nga policia.

Viktimat ishin të gjithë burra nga 20 deri në 59 vjeç, tha zyrtarja policore Danielle Outlaë, ndërkaq një nga fëmijët e plagosur është dy vjeç, ndërkaq tjetri 13.

Policia ka arrestuar sulmuesin e dyshuar, një 40-vjeçar që kishte të veshur një jelek antiplumb dhe ishte i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë. Ai u arrestua pranë vendit ku ndodhën të shtënat në lagjen Kingsesing, tha Outlaë.

Në një rrugicë janë gjetur një pushkë, një pistoletë dhe karikatorë të ndryshëm me municion. Sulmuesi kishte veshur një jelek antiplumb.

Gjatë fundjavës së kaluar, dy persona u vranë dhe 28 u plagosën në një tjetër të shtëna në një festë në Baltimore. Ka pasur 339 të shtëna masive në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit.

Të shtënat që ndodhën të hënën janë ngjarja e 341-të e dhunës me armë në SHBA që është regjistruar këtë vit, sipas Arkivit për Dhunë me Armë. Vetëm gjatë këtij viti, 21.696 persona janë vrarë, përfshirë 12.144 vetëvrasje.

Vitin e kaluar, 44.357 persona u vranë nga dhuna me armë në SHBA dhe mbi gjysma e tyre ishin vetëvrasje.

Ka pasur më shumë se 550 vrasje masive në Amerikë që nga viti 2006, në të cilat 2,900 njerëz janë vrarë dhe 2,000 janë plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë