Policia e Durrësit jep detaje nga të shtënat me armë zjarri, të regjistruara mbrëmjen e kësaj të marte.
Policia dyshon se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Zyber Juba, rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Flamur Çerma, rreth 23 vjeç.
“Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen “12”, Durrës, si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën “, thuhet në njoftimin e policisë.
Autori i dyshuar është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Policia njofton se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe sekuestrimin e çdo prove.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.