Ka ndodhur

Të shtëna me armë drejt një mjeti në Elbasan, dyshohet pas një sherri mes të rinjve

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë stadiumit.

Mësohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip MAZDA, që ka qenë në lëvizje. Dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një sherri mes dy të rinjve.

Ndërkohë mësohet se objekt i këtij sulmi ka qenë Ervis Çausholli, i njohur me nofkën “korçari”.

Çausholli është një emër i njohur për policinë në Elbasan, pasi dyshohet të jetë përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Mjeti i ndaluar dhe pa drejtues brenda u gjet në afërsi të stadiumit në Elbasan, ndërsa një gëzhojë u gjet përtokë.

Një person deri më tani raportohet se është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit.

Ndërkohë që policia është në vendngjarje dhe ka bërë rrethimin e skenës së krimit.

Ende nuk dihet informacion për identitetin e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë