Vende dhe Udhetime

Të shkelësh në parajsë…

Ishujt kanë shpesh herë janë një atraksion i veçantë turistik, kjo për shkak të bukurisë që i karakterizon. Një arkipelag i largët vullkanik, i famshëm për kafshët dhe bimësinë e saj ekzotike është cilësuar si ishulli më i bukur në botë nga turistët dhe lexuesit e një ndër revistave më të njohura të udhëtimeve në botë. Pavarësisht se janë rreth 966 kilometra larg nga brigjet e Ekuadorit, Ishujt Galapagos janë gjithmonë tërheqës për turistët, për shkak të natyrës dhe bimëve që shumica e njerëzve nuk do ti shihte kurrë në jetën e tyre. Plazhe idilike, qytete historike dhe brigje të thyera, këto janë disa nga ishujt që entuziastët e udhëtimeve duhet t’i vizitojnë.


Maldivet
Maldivet janë padyshim vendi që çdo kush ka ëndërruar të vizitojë të paktën një herë në jetë. Ky vend në Oqeanin Indian është i famshëm për ujërat e kristalta, plazhet mahnitëse, jetën e detit dhe vendpushimet luksoze. Maldivet janë një destinacion popullor për muajin e mjaltit dhe zhytësit, me temperatura mesatare të përditshme që mund të luhaten nga 31 gradë celcius gjatë ditës në 23 C gjatë natës. Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Maldive është 17.2 gradë.

Ambergris Caye, Beliz Caye

Ishujt e mrekullueshëm Belize ofrojnë miksimin e përkryer të luksit modern dhe qetësisë së vendeve të fshehura. Një moçalishte me shkurre është syri i këtij ishulli me plazhe të bardha, më i madhi i ishujve Belize dhe makinat e golfit janë mjeti kryesor i transportit në rrugët me rërë. Gjithandej gjen pika zhytjesh për në Belize Barrier Reef dhe Blue Hole, një sipërfaqe prej guri gëlqeror, në formë rrethi, 1200 metër e thellë ku gjenden peshq shumëngjyrësh, karkaleca dhe stalaktike.

Lewis dhe Harris
Në Lewis, pjesa veriore e ishullit, gurët legjendarë Callanish ngrihen vertikalisht nga toka si një qytet i çuditshëm shkëmbor. Blackhouse, Shawbost Norse Mill dhe Kiln, si dhe Carloway Broch ofrojnë diçka nga pamja e dikurshme e ishullit. Në jug, në Harris, në plazhet e anës lindore ndodhen disa nga shkëmbinjtë më të vjetër në botë që njihen sot, që datojnë miliona vjet më parë. Udhëto në ishujt vullkanikë të Shën Kilda-s për të zbuluar rrënojat e fshatit mesjetar.

Bali, Indonezi
I rrethuar nga ujërat e ngrohtë të Oqeanit Indian, Bali është një nga 17 500 ishujt e arqipelagut indonezian: e megjithatë, edhe pse i rrethuar nga fqinjë shumëngjyrësh, dhe pas dekadash të zhvillimit të turizmit, qëndron madhështor në stolisjen dhe bukurinë e vet të pakrahasueshme.

Moorea, Polinezia Franceze

Bukuri natyre, plazhe dhe restorante nga ku ju fitoni përshtypjet më të mira në ishullin Moorea. Bukurinë tropikale e plotëson dhe tradita franceze, kështu që vendi ka shumë për të ofruar me lagunat e bukura dhe opsionet për ekskursione. Edhe një turne me autobusin lokal është tepër interesant.

Naxos, Ishujt Cyclades
Një njollë e bardhë në mes të ujërave të kristalta të Detit Egje, ishulli Naxos është një përzierje unike e rrënojave antike dhe atmosferës së pushimeve buzë detit. Më i madhi ndër ishujt Cycladic, Naxos është shtëpia e fëmijërisë së vetë Zeusit, në mitologji. Nëse e zgjedh për pushime, bëj një ngjitje në shtigjet e Palatia-s, ku ndodhet simboli i ishullit, Portara, një portë guri që të çon në një tempull të lashtë që nuk ekziston më. Gjatë perëndimit, pamjet e ishullit dhe deti poshtë, kanë një bukuri marramendëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë