Keshilla

Të sëmurët kanë nevojë për qetësi

Çdokush që ka qëndruar në spital për të paktën një natë mund ta dijë se sa e vështirë është të flejë gjumë, kur je i rrethuar nga stafi, makineritë, karrocat dhe telefonat.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 40% e pacientëve në spital shqetësohen nga zhurma gjatë natës, sipas anketimeve të pacientëve. Por nuk është vetëm mirëqenia e pacientëve që mund të preket - nivelet e larta të zhurmës mund të kenë gjithashtu një ndikim në përqendrimin e stafit.

Studiuesit nga King's College London thonë se niveli më i lartë i zhurmës është në repartin e kujdesit intensiv, aty ku pacientët kanë më shumë nevojë për qetësi.

Zhurma ka ndikim në zhvillimin e një gjendjeje të njohur si psikoza e kujdesit intensiv - një formë deliri ku pacientët përjetojnë ankth, bëhen paranojakë, dëgjojnë zëra dhe shohin gjëra që nuk janë aty.

Rritja e stresit, ndjeshmëria më e madhe e dhimbjes, presioni i lartë i gjakut dhe shëndeti i dobët mendor janë gjithashtu efekte anësore të zhurmës.

Kjo bën që pacientët të vendosin të largohen nga spitali para se ta marrin veten, nga sëmundja për të cilën ato janë shtruar në spital.     

"Pacientët largohen herët, dhe kjo për shkak të traumës së zhurmës që ata kalojnë kur janë në spital’ tha për BBC Dr Andreas Xyrichis.

Studiuesit po bëjnë thirrje për një qasje më të koordinuar - dhe zgjidhje që involvojnë në mënyrë aktive pacientët.

'Pacientët dhe familjet kanë nevojë për informacione të qarta rreth niveleve të zhurmës përpara se të shtrohen në spital, kështu që ata janë më të përgatitur paraprakisht dhe mund të  gjejnë zgjidhje të thjeshta, si psh të marrin me vete një palë kufje', thotë Dr Xyrichis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë