Treg

Të rinj, kjo është lista e 10 punëve më të kërkuara online

Shitës, agjent shitjeje, magazinierë. E mandej: kontabilistë, dizajnues industrialë dhe zhvillues software. Sëbashku me nëpunësit, punëtorët, zotëruesit e makinerive të ndryshme, punonjës të administrimit të aksioneve janë figurat profesionale më të kërkuara të momentit, të cilat shpallen online, sipas hulumtimit të kryer nga InfoJobs, portal i specializuar në rekrutimin online.

Numri më i madh i kërkesave fokusohet te profilet e specializimit të mesëm. Për disa role, ndërmarrjet nuk lodhen për të gjetur kandidatët e duhur: shitësit dhe nëpunësit profile për të cilët hasin vështirësi të paktë në rekrutim, përkatësisht 14.3% dhe 18.9% në bazë të profesioneve sipas Unioncamere-Anpal. Për profilet e tjera, në fakt, ndërmarrjet lodhen më shumë për të gjetur kandidatin/kandidaten e duhur: është rasti i ekspertëve të software, shumë të kërkuar, por të pagjendshëm për më tepër një rast në dy.

InfoJobs ka “njoftuar” prej janarit të këtij viti më shumë se 100 mijë oferta punë në platformën e saj. Dhe ka realizuar - duke e vendosur veten në lëkurën e njerëzve në kërkim të një pune - një vademecum me "rregullat e arta" për të shkruar një CV konkuirruese për tu përzgjedhur.

“Kërkimi i punës duhet marrë seriozisht, duke nisur që nga përgatitja e cv- siç shpjegon InfoJobs – që duhet të përgatitet duke menduar për targetin që do të duhet ta lexojë. Duhet marrë koha e duhur për të bërë versione alternative të një CV-je, që vlerësojnë disa kompetenca dhe eksperienca të caktuara nkrahasimisht me disa të tjera, duke iu përgjigjur kërkesave specifike të ofertës për të cilën dëshiron të kandidosh”.

Këshilla për kandidatët që aspirojnë:

● të përdorësh gjithmonë një adresë të postës elektronike profesionale ose neutrale; 
● të sigurohesh që ke përfshirë të gjitha të dhënat personale thelbësore e të mos harrosh fotografinë; 

● Të vendosësh të gjithë eksperiencat e mëparshme dhe të specifikosh më së miri funksionet dhe kompetencat; 

● Kujdes me datat e fillimit dhe të përfudndimit të studimeve e të mos harrosh të shtosh kurset e formimit dhe çertifikatat e marra;

● Të theksosh nëse je i/e gatshme të udhëtosh apo të transferohesh, por vetëm nëse je i/e sigurt që mund të qëndrosh shpesh larg shtëpisë apo të ndryshosh qytet; 

*Të specifikosh nivelin e njohjes së gjuhëve të huaja pa gënjyer apo ekzagjeruar (intervistat rreth njohjes së gjuhëve të huaja janë më të shpeshta); 

● Të përfshish të gjitha kompetencat e njohjes në lidhje me programet kompjuterike (soft), që mund të jenë të konsiderueshme, po aq edhe teknike.

Për të mos u harruar, në fund, letra e motivimit: duhet patur kujdes dhe vëmendje e veçantë për tu përgatitur ekskluzivisht për çdo pozicion pune, një letër e përgjithshme rrezikon humbjen e interest nga ana e përzgjedhësit të kandidaturave.

*Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë