Vende dhe Udhetime

Të pushosh në shtëpizë mes pemëve, njihuni me hotelin më të veçantë në Bali

Nëse mendonit se një festë në një shtëpi në pemë do të ishte e mërzitshme- mendojeni përsëri. Në këtë shtëpizë prej druri të fshehur në Bali - e përshkruar si një 'hotel eksperimentues, një përvojë arkitekturore për aventurierët' - luksi është i bollshëm.

Një ambient perfekt për të fiksuarit pas Instagram. Është një strehë ekzotike që duhet të vihet në listën e gjërave që duhen bërë, kur udhëtimet ndërkombëtare të rinisin.

Të quajtura Lift Bali, vizitorët mund të pushojnë në shtretër të mëdhenj, të relaksohen në një zonë enkas për yoga, ku gjithçka rrethohet nga palma të shumta që krijojnë një gjendje qetësie. Ambienti i jashtëm përbehet nga një sauna e vogël, një pishinë dhe zona rekreative.

Ky vend, i vendosur në Ubud, është i përbërë nga tre kulla 12-metra të larta, të krijuara nga arkitekti gjerman Alexis Dornier. Stili është i guximshëm, 'një përzierje surreale e strukturave të pandërprera industriale të ngulitura në një pyll tropikal'.

Ekzistojnë tre kulla - Shtëpia Ernest Hemingway, Shtëpia George Orwell dhe Shtëpia Stanley Kubrik - dhe të gjitha janë të aksesueshme përmes shkallëve spirale. Dhomat janë të pajisura me shtretër të mëdhenj, me banjë luksoze, tarraca private dhe mobilie të bëra nga druri i ricikluar. Secila prej tre kullave është ndërtuar duke përdorur materiale të ndryshme, për t'i dhënë secilës një pamje unike.

Shtëpia Ernest Hemingway

Studio e arkitekturës Alexis Dornier shpjegon: 'Të mbetura mes të kaluarës dhe të ardhmes, kullat kërkojnë të bashkojnë aspekte të ndryshme të Bali në një përvojë të paharrueshme dhe të krijojnë një sfond për fotografitë ose për tu fiksuar në memorie.

Shtëpia George Orwell

"Shfrytëzimi i lartësive për të arritur freskinë, krijimin e hijes nga pemët ngjitur, të qenurit larg mushkonjave dhe thjesht shijimi i pozitës së favorshme, ishte vetëm një nga elementët kryesor të dizajnit të këtij vendi."

Shtëpia Stanley Kubrik

Ekziston një mungesë totale e betonit, si dhe  ato janë më të shpejta dhe me kosto relativisht të ulët për t’u ndërtuar.

Gjithashtu, sipas arkitektëve, ato synuan krijimin e hapësirave ku njerëzit të shkëputeshin dhe të largoheshin nga toka.

'Ne kemi dashur të ngjallim një ndjenjë përkohshmërie dhe të lejonim që strukturat e tjera eksperimentale të plotësojnë boshllëqet në të ardhmen. "Tani jemi duke bashkëpunuar me arkitektë të tjerë për të eksperimentuar me forma, materiale dhe ide organizative të reja ". Ka plane për të zgjeruar hotelin - dhe idetë janë të mirëseardhura.

Ky artikull është marrë nga Daily Mail dhe është përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë