Treg

Të prodhosh bitcoin konsumon më shumë energji se sa e gjithë Zvicra

Bitcoin, monedha virtuale më popullore në botë, konsumon më shumë energji elektrike se sa konsumojnë vende të ndryshme në botë. “Mining”, ose sistemi i përdorur për të emetuar bitcoin përmes kapacitetit të llogarirtjes së shumë kompjuterave të shpërndarë nëpër botë, kërkon në fakt 60,45 terawattorë fuqi në vit (ose 1 mld kilovat/orë). Më shumë se sa konsumon e gjithë Zvicra në vit. Ishte Universiteti i Kembrixhit që e evidentoi përmes Indeksit të Konsumit elektrik të bitcoin.

Të dhënat të rifreskuara çdo 30 sekonda, tregojnë që prodhimi i bitcoin përdor 0,27% të energjisë elektrike të konsumuar në rang botëror. Shifra, merr një peshë tjetër nëse e krahasojmë me nevojat për energji të kombeve.

E parë në këtë këndvështrim, bitcoin kërkon më shumë energji se Zvicra, që me 8 milion banorët e saj konsumon 58,46 terawattorë.

Monedha virtuale harxhon pak më pak se sa Republika Çeke, që për të ushqyer jetën e 10 milion banorëve të saj ka nevojë për 62,34 terawattorë. Edhe të Austrisë, në të cilën konsumohen 64,60 terawatorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë