Politike

‘Të përgatisim PD për zgjedhjet e përgjithshme’ Basha mbledh kryesinë dhe kolegjin e kryetarëve  

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Indrit Sefa u shpreh se PD zyrtare ka nisur organizimin për zgjedhjet e përgjithshme. Për këtë çështje, Basha mbledh të mërkurën Kryesinë dhe Kolegjin e kryetarëve

“Janë takime me karakter organizativ. Kanë mënyrë të ndryshme të organizmit të PD në degë. PD do jetë gati për zgjedhjet e përgjithshme dhe në funksion të qytetarëve. Kjo kërkon hapa shumë të shpejtë që të jemi gati në momentin më të parë të mundshëm. Kemi filluar të ngremë infrastrukturën e nevojshme për t’u futur në fushatë”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse janë pro bashkimit të PD, ai u përgjigj: Basha ka thënë se dera është e hapur për secilin. Nuk do t’i mohohet askujt, në cdo moment mund të bashkohet në cdo moment, por linjat janë të përcaktuara qartë, mbajmë të njëjtat si për non-gratat e qeverisë, ashtu edhe për atë që vjen në shtëpinë tonë. PD bashkohet kur bashkohen njerëzi aty poshtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë