Financa Personale

Të pasurit shpenzojnë dhe të tjerët paguajnë koston

Nga Rana Forohoohar* - Inflacioni nuk është gjë e re, por rritja e çmimeve mund të godasë ende. Së fundmi bëra pushimet në Hamptons një zonë plazhi jashtë Nju Jork-ut, ku mu desh të paguaja 800 dollarë për një karrocë të vetme me ushqime. Nuk ishte në ndonjë perandori ushqimi, por në një supermarket të thjeshtë, si Tesco. Çmimet e ushqimeve janë rritur kudo, por në vende të tilla kanë arritur nivele “të përgjakshme”.  Pasanikët që jetojnë aty dhe turistët e kanë vënë re, por nuk kanë ndryshuar shpenzimet. Të tjerët udhëtojnë 1 orë për të marrë ushqimet diku tjetër ose po rrisin prodhimet  e tyre.

Kjo është ekstreme. Të pasurit që nuk heqin dorë nga shpenzimet e tyre të mëdha, janë një faktor i paeksploruar i inflacionit që i godet të gjithë. 2/5 e njerëzve në SHBA, përbëjnë 60% të shpenzimeve konsumatore.

Pabarazia e të ardhurave nuk është e njëjtë me atë të pasurisë, por ecin dorë për dore. Njerëzit që kanë të ardhura të larta, priren të shpenzojnë më shumë.

Një studim i shkurtit, vlerësoi se rifinancimi i pronave të të pasurve shkonte në 900 mld dollarë. Jeff Bezos mund të blejë një jaht gjysmë miliardi dollarë dhe nuk i ndryshon jetën askujt, përveç tij. Por rritja e vlerës së pronës ndikon direkt në 80% të amerikanëve. Kështu, ka ndikim në inflacion dhe në strukturën ekonomike, e cila është mbajtur e financuar nga normat e ulëta të interesit.

Charles Gave, themeluesi i Gavekal shpjegoi së fundmi në një shkrim: Kur norma e interesit në treg është shumë më e ulët se ajo natyrore, sistemi nis të financohet. Huamarrjet tentojnë të mbushin diferencën duke gjetur aktive me norma më të larta dhe kjo çon në rritjen e vlerës së tyre, por edhe të borxhit.”

Një situatë e tillë sjellë më pak diveristet në asetet. Pse të investoj në një fabrikë punëtorësh kur mund të blejë aksione? Nga kjo vjen një produktivitet më i ulët në Uall Street. Produktiviteti i ulët dhe interesa të ulëta, janë njësoj si rikuperimi nga inflacioni.

E vetmja mënyrë “për të dalë”, është nëpërmjet interesave të larta, që dhembin. Kostoja e kapitalit në treg duhet të normalizohet për të reduktuar financimin dhe shpërndarjen joproduktive të burimeve dhe pabarazinë që vjen me të.

Fatkeqësisht, dhimbja e kësaj lëvizjeje, përsëri do të jetë e pabarabartë. Rritja e interesave goditi të varfrit dhe rriti kostot e ushqimeve dhe tregut imobiliar. Të pasurit vazhdojnë të shpenzojnë dhe të tjerët përballen me zgjedhje të vështira ekonomike.

Tregu i banesave në SHBA është shembulli më i mirë i anës negative ekonomike-sociale të rritjes së normës së interesit. Historikisht, çmimet e larta të shtëpive, të cilat janë pjesërisht rezultat i më shumë blerësve dhe investitorëve në treg, do të thotë që më shumë njerëz po marrin me qira. Qiratë sot po rriten jo vetëm në qytetet e mëdha, por kudo.

Por njerëzit që priren të marrin me qira janë ata që kanë më pak mundësi të paguajnë çmime më të larta. Sipas të dhënave të 2021, 60% e qiramarrësve janë në shtresën  më të ulët të të ardhurave. Ndërsa, tabloja e konsumit anon më drejt të pasurve.

Sigurisht, asnjë paradigmë ekonomike nuk zgjat përgjithmonë. Normat më të larta të interesit përfundimisht do të ulin vlerat e aktiveve të fryra artificialisht.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po bën gjithçka që mundet për të zbutur dhimbjen inflacioniste për njerëzit që punojnë. Ajo ka lëshuar rezerva strategjike të naftës në një përpjekje pjesërisht të suksesshme për të ulur çmimet në shitje, ka larë disa pagesa të kredive studentore.

Por nevojiten më shumë ndryshime. Falja e borxhit të studentëve - sado bujare të jetë - nuk do të ndryshojë faktin që kostoja e katër viteve të universitetit privat në SHBA është gati dyfishi i të ardhurave mesatare të familjes. Tregjet e banesave vazhdojnë të kërkojnë për reforma të mëdha.

Unë dyshoj se duhet një brez i ri për të nxitur këto lloj ndryshimesh sistematike. Por ata thjesht nuk kanë aq shumë pasuri për të mbrojtur. /Financial Times

*Rana Foroohar është gazetare për biznesin dhe redaktore në Financial Times. Ajo është gjithashtu analiste ekonomike globale e CNN.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë