Ne rrjet

Paralajmërimi i Trump: Të paktën 100 mijë të vdekur, do të kemi ditë të vështira

Presidenti Donald Trump duket jetë lideri i fundit që ka pranuar realitetin e dëshpëruar të pandemisë së koronavirusit, duke paralajmëruar amerikanët së i presin javë tragjike.

Parashikimet e Shtëpisë së Bardhë flasin për të paktën 100,000 viktima në SHBA në javët ardhshme. Trump deklaroi sot se duke qenë në krye të presidencës, është edhe në rolin e komandantit të përgjithshëm dhe duhet të japë lajme të dhimbshme për kombin e tij.

Nuk ishte hera e parë që ekspertët e administratës parashikonin një numër të madh të viktimash, por qëndrim jashtëzakonisht serioz i Presidentit, ka sinjalizuar se situata është më e rëndë nga sa ishte parashikuar.

Në konferencën më alarmante, deri më sot në lidhje me pandeminë, Trump, i bëri thirrje amerikanëve të mos qendrojnë në grupe me më shumë se 10 njerëz, të punojnë nga shtëpia dhe të mos dalin në restorante apo bare.

Presidenti Donald Trump

"Është shumë kritike për popullin amerikan që të ndjekë udhëzimet federale për 30 ditët e ardhshme. Është çështje jetë a vdekje" tha Trump.

Ndërkohë që Trump fliste, koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për përballimin e krizës së koronavirusit Deborah Birx shfaqte grafikët që parashikonin se 100,000 deri në 240,000 amerikanë mund të humbnin jetën nga virusi në muajt e ardhshëm.

Presidenti tha se dy javët e ardhshme do të ishin "shumë, shumë te dhimbshme". "Ne duam që amerikanët të jenë të përgatitur për ditët e vështira që na presin", tha Trump, duke premtuar “dritë në fund të tunelit”, nëse qytetarët ndiqnin udhëzimet e qeverisë.

"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi," tha ai.

Presidenti Donald Trump, Gazeta Si, 2020

Qëndrimi i ashpër i presidentit, veçanërisht pasi kaloi javë me radhë duke hedhur poshtë rrezikun e virusit, ka përhapur jo pak shqetësim dhe panik në mediat sociale.

“George W. Bush duhej të tregonte tmerrin e sulmeve të 11 shtatorit në 2001. Ronald Reagan duhet të njoftonte vdekjen e dhjetëra astronautëve pas rrëzimit të anijes kozmike të vitit 1986. Dhe John Kennedy iu drejtua vendit gjatë një përballje me Bashkimin Sovjetik mbi Kubën që kërcënoi të shpërthejë në luftën bërthamore. Por asnjë presidenti amerikan nuk i është dashur prej dekadash të paralajmërojë vdekjen e një numri kaq të madh qytetarësh”, shkruan sot CNN.

“Nuk ka asnjë plumb magjik. Nuk ka asnjë vaksinë apo terapi magjike. Gjithçka varet nga ne. Secila prej sjelljeve tona  do të përcaktojë rrjedhën e kësaj pandemie brenda 30 ditëve të ardhshme, "tha nga ana tjetër Birx.

Trump u mundua të jepte një shembull të izolimit duke deklaruar se planifikonte të qëndronte në Shtëpinë e Bardhë për pjesën më të madhe gjatë 30 ditëve të ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë