Treg

Të paktën 1 milionë përdorues në botë mbajnë 1 Bitcoin të plotë

1 milion është numri i kuletave digjitale që mbajnë të paktë një Bitcoin të plotë, duke u rritur me 20% që nga shkurti i vitit të shkuar dhe duke kapur një rekord të ri.

Të dhënat tregojnë se kuletat e Bitcoin që mbajnë një kriptomonedhë u rritën me 79.000 midis nëntorit dhe janarit – mes kolapsit të platformës së kriptove FTX pasi çmimet ranë nga mbi 22.000 dollarë në më pak se 16.000 dollarë.

Ndërkohë, pavarësisht shifrës së madhe të mbajtësve, disa vëzhgues të tregut panë se shumica e transaksioneve aktuale të Bitcoin vijnë nga kuletat më të vogla.

“Gjatë pikut të fundit në 2019, shumica e transaksioneve të Bitcoin u anuan drejt transaksioneve më të mëdha, në rangun prej 1.000 dollarë deri në 10.000 dollarë,” tha Tom Rodgers, Shefi i Kërkimeve në ETC Group, në një email drejtuar CoinDesk. “Kjo sugjeron që shumica e përdoruesve të Bitcoin po përdornin blockchain për tregtim.”

Bitcoin po qëndron momentalisht mbi 28 mijë dollarën dhe eskpertët presin një rritje të vrullshme të çmimit, sipas traditës që ndodh çdo dy vite./ Coindesk


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë