Shendet

Të mbijetuarit nga Covid-19 kanë ende rrezik për mpiksje gjaku në mushkëri

Të mbijetuarit e Covid-19 kanë dy herë më shumë rrezik për të zhvilluar një mpiksje gjaku në mushkëri. Këto të dhëna janë nxjerrë nga një studim i ri nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
I publikuar të martën, studimi nga organi i qeverisë amerikane tha se të rriturit e moshës ndërmjet 18 dhe 64 vjeç kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të embolisë pulmonare.
Të dhënat kanë treguar se kanë zhvilluar gjithashtu edhe probleme të tjera të frymëmarrjes si mungesë të saj dhe kolla kronike.

Një në pesë të mbijetuar të Covid-19 në këtë grup moshe dhe një në katër të mbijetuar mbi moshën 65 vjeç, kanë përjetuar, të paktën një problem shëndetësor me mushkëritë.

Sipas ekspertëve nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar se kush ka më shumë gjasa të përjetojë gjendjen “post covid”.
Studimi u bazua në analizën e të dhënave të pacientëve të atyre që kishin infeksion me koronavirus midis marsit 2020 dhe nëntorit 2021. Ata u ndoqën për 30 deri në 365 ditë pas infeksionit, deri në fillimin e ndonjë problemi shëndetësor.

Të dhënat më pas u krahasuan me të tjerët në një grup kontrolli për të përcaktuar mundësitë e probleme shëndetësore me mushkëritë.
Ndërkaq, edhe studime të tjera në të shkuarën kanë konfirmuar se janë shtuar personat që kanë probleme pas infektimit me Covid-19.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë