Jete & Stil

Të mbash apo jo bimë në shtëpi?

Kultivimi i bimëve në shtëpi mendohet se ka efekte pozitive për shëndetin mendor dhe mirëqenien, por gjithashtu është një mënyrë e sigurtë për të marrë disa pëlqime më shumë për fotografitë në Instagram.  

Nga mbjellja e një bime, deri tek përdorimi i enëve plastike, botanistët dhe fushatat mjedisore ju këshillojnë që ta mbani larg dhomës tuaj dëshirën tuaj për t’u bërë kopshtar.

Sipas Royal Horticultural Society (Shoqëria Hortikulturore Mbretërore, shoqata e parë mjedisore në Britaninë e Madhe) bimët që mbahen në shtëpi kanë arritur një shitje maksimale në gjysmën e dytë të vitit 2019, duke rritur shitjet me 60 për qind me një vit më parë.

Prirja e njerëzve tashmë është se duan të jetojnë në një ambient ekologjik dhe të kujdesen për diçka reale, në një botë e cila po bëhet gjithnjë e më shumë virtuale. Të gjithë të rinjtë përgjithësisht kërkojnë të mbajnë lule në dhomat e tyre, pasi kanë idenë se kjo do të rrisë mirëqenien e tyre dhe do të ndikojë pozitivisht për shëndetin tek ta.

Studimi i RHS tregon se ka shumë njerëz që e mendojnë një zgjidhje mbjelljen e bimëve në shtëpi për të qenë më afër natyrës. Patch, një ndër shitësit më të mëdhenj të bimëve në Londër,  tregon se ka më shumë shitje për bimët që mbahen në shtëpi se sa për ato që mbillen në kopsht.

Shefi ekzekutiv i kompanisë  Freddie Blackett thotë se një pjesë e blerësve mendojnë se bimët i bëjnë njerëzit të ndjehen më të qetë dhe më të lumtur. Por, një shprehje shumë e bukur thotë se “çdo gjë duhet të jetë në vendin e vetë”.

Një tjetër problem për ekologjistët është edhe fakti se bimët të cilat mbahen në shtëpi, transportohen nga vende të ndryshme dhe është pikërisht transporti që ndikon në jetëgjatësinë e tyre, si dhe në funksionimin real që ato kanë.  Për shembull bimët që Patch shet vijnë nga Hollanda dhe ekspertët shpjegojnë se transporti lë një gjurmë shumë të madhe ekologjike.

Ndërkohë, ekspertë të tjerë si James Wong i cili është pronari i 500 bimëve që mbillen ën shtëpi transporti nuk përbën problem. Ai argumenton se shpërndarja e bimëve që mbahen në shtëpi  ka më pak ndikim mjedisor, pasi kjo eliminon serat e mëdha për rritjen e bimëve. Wong pajtohet me shkëmbimin e bimëve, prerjeve dhe fidanëve pasi është një munduri e mirë për ata që nuk kanë një kopsht në shtëpi dhe duan të kujdesen për bimët.

Mur i gjelbërt

Sipas ekspertëve, edhe vazot plastike përbëjnë problem për mjedisin. Siç e dimë, plastika është kthyer në një “makth” për riciklimin. 

Meek e cila ka një organizatë për mjedisin e quajtur “Kids Against Plastic” shprehet se blerësit duhet të mendojnë edhe për paketimin e bimëve, kur i blejnë dhe kur i vendosin në shtëpi. Ajo i inkurajon njerëzit të pyesin veten “a do jem në gjendje ta shfrytëzoj përsëri këtë vazo plastike”. Ndër të tjera ajo tregon se në zgjidhje shumë e mirë janë edhe vazot prej balte.

Plehërat kimike

Që të mbash bimë në shtëpi duhet edhe të dish si të kujdesesh për to. Trevor Dines, një botanist në Britaninë e Madhe tregon se jo të gjithë dinë si të kujdesen për bimët që mbajnë në shtëpi, pasi  nuk janë të informuar për plehrat kimikë që kanë rëndësi për jetëgjatësinë e bimëve.

Ai shprehet se njerëzit duhet të jenë tepër të informuar për përdorimin e plehrave kimike që bimët të rriten si duhen, ose nëse nuk kanë këtë mundësi të mbajnë në shtëpitë e tyre vetëm orkide dhe kaktus, për të cilët mund të kujdesen më lehtësisht.

A e pastrojnë bimët ajrin në shtëpi?

Për shak se bimët thithin dyoksid karboni dhe lëshojnë oksigjen, është normale që ato pastrojnë ajrin.

Hulumtimi i ekspertit të bimëve Curtis Gubb, zbuloi se bimët mund të largojnë "sasi të konsiderueshme" të dyoksidit të karbonit në një dhomë por varet nga lloji i bimës dhe një sërë komponentësh të tjerë si drita dhe uji.  

"Sasia e ujit që ujisim bimën ndikon në sasinë e dyoksidit të karbonit, njëjtë si njerëzit. Nëse ne jemi të dehidratuar, fillojmë dhe sëmuremi,” thotë ai.

Ndër të tjera ai shton se përpos faktit që duhet të zgjidhni bimët e duhura, të cilat kërkojnë shumë ujë, një ide e mirë është të krijoni një kopsht vertikal duke siguruar ndriçimin e duhur  dhe një impiant të vogël uji, në mënyrë që të keni gjithmonë ajër të pastër. Eksperti shpjegon se këto janë metoda të mira për të mbajtur bimë në shtëpi, por nuk duhet të harrojmë dhe fatin se bimët janë krijuar për të qenë në natyrë.

James Wong

A janë bimët që mbajmë në shtëpi të këqija për mjedisin?

Wong thotë se gjithçka që ne bëjmë lëmë një gjurmë karboni dhe se, njerëzit nuk "frikësohen" për ndikimin e tyre në mjedis.

Sidoqoftë, ai këshillon që nëse blerësit dëshirojnë të jenë sa më të qëndrueshëm që të jetë e mundur, ata duhet të flasin me furnizuesit e tyre për përdorimin e plehrave kimikë, të shmangin blerjen e bimëve që nuk i rezistojnë qëndrimit në shtëpi dhe të marrin bimë direkt nga toka për të kompensuar çdo ndikim në mjedis./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë