Lajme

Sot Shqipëria u zgjua e ngrirë deri -16 gradë celsius… më pas shi

Ditën  e sotme ajri i ngrirë nga arktiku goditi vendin tonë kryesisht në Juglindje. Temperaturat u ulën edhe më në ekstreme,  poshtë mesatares së Muajit Janar. Në mëngjes temperaturat në zonat malore ishin  -12 deri në -16 gradë. Në Shqipërinë qendrore temperaturat shkuan  -8 gradë celsius.  I ftohti mbërtheu edhe bregdetin. Edhe qytetet më të ngrohta  si  Saranda dhe  Vlora u gdhinë me temperatura deri në -5 gradë celsius. Kryeqyteti u zgjua me  -7 gradë.

Më tej gjatë ditës moti do të mbetet me temperatura të ulëta në zonat malore  -4 deri ne 0 gradë  dhe në zonën e ulët dhe bregdet 5 -6 gradë celsius.

Por të mërkurën masat e ftohta arktike do të tërhiqen duke u zëvendësuar me masa ajri më të ngrohta mesdhetare të paqëndrueshme. Priten reshje shiu në zonën perëndimore të vendit, dhe borë intensive në verilindje juglindje. Edhe në zonën qendrore deri në lartësi 400 -500 metra në nivelin e detit temperaturat do të rriten me 5-10 grade celcius.

Lexoni  parashikimin më të dhëna të  rifreskuara të motit  çdo 1 orë në gazeta “Si”# MOTI


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë