Ka ndodhur

Të martën nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës. Si do kryhet lëvizja

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka paralajmëruar nisjen e punimeve nga dita e martë, 4 maj, në disa segmente të aksit Qafë Kashar-Ura e Dajlanit dhe Ura e Dajlanit- Qafë Kashar, në autostradën Tiran-Durrës, me qëllim riparimin e shtresave të asfaltit.

Gjatë kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi, me shpejtësi të reduktuar dhe në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 04.05.2021 deri në datë 25.05.2021.

1. QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

• Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth.

Në këtë drejtim, mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

• Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

• Dita e tretë e punimeve në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

2. URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë, do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar.

Mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku i punimeve do të shtyhet deri në përmirësimin e motit dhe ndërkohë autostrada do të jetë e lirë për përdorim.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë