Kuriozitete

Të kullosësh bagëtitë me dron

Për shumë fermerë në Kentaki, ora 5 pasdite nuk është fundi i ditës së punës, përkundrazi, shënon kalimin nga punët e tyre ditore jo bujqësore në punën me bagëtinë e tyre. Por kontrolli i niveleve të rezervuarëve të ujit, gjetja e bagëtive dhe vlerësimi i shëndetit të tufave bëhet më e vështirë pasi të perëndojë dielli dhe lopët shpesh i bëjnë punët akoma më të vështira pasi ato shpesh fshihen në zona të izoluara.

Për këtë, një ekip studiuesish në Universitetin e Kentakit po testojnë mundësinë e përdorimin e dronëve për të bërë këto punë.

"Ideja është që cdo gjë të jetë më e lehtë për ato që duan të bëjnë dhe një punë tjetër, që të kenë këtë formë të dytë të të ardhurave, këtë punë të dytë, duke përdorur dronët për të ndihmuar të mbikëqyrin bagëtitë e tyre pa qenë e nevojshme të jenë aty për ta bërë atë tërë kohën", thotë Jesse Hoagg, një profesor i inxhinierisë mekanike në Universitetin e Kentucky.

Prodhimi i bagëtive është "industria më e rëndësishme bujqësore" në Kentaki, sipas Departamentit të Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara (USDA) por është sfiduar nga ndryshimi i klimës, një furnizim në rënie i punës dhe zhvillimit të tokës dhe futja e teknologjisë mund të ndihmojë në largimin e shumë prej këtyre vështirësive.

Aftësia për të monitoruar saktë dhe shpejt vendndodhjen dhe mirëqenien e bagëtisë është gjithashtu një kursim kohe për blegtorët e zënë. Çdo vit, më shumë se 2.5 milion lopë në Amerikë ngordhin nga problemet shëndetësore, duke i kushtuar industrisë së bagëtive 1.5 miliard dollarë. Bagëtitë e sëmura gjithashtu hanë dhe lëvizin më pak, duke penguar rritjen e viçave, duke ndikuar në aftësinë e tyre për të riprodhuar dhe ulur vlerën e tyre me kalimin e kohës.

Hoagg dhe ekipi i tij kanë tre vite që po zhvillojnë këtë projekt. Deri tani ato po shpresojnë të zgjidhin probleme të shumta si “patrullimi” i kullotave dhe monitorimi i treguesve shëndetësorë siç janë pesha dhe sëmundjet e dukshme. Për ta bërë të mundur këtë, ata duhet të gjejnë një mënyrë për të identifikuar dhe ndjekur lopët specifike.

Ekipi po teston algoritme kompjuterikë për të bërë të mundur atë arritje të fundit, pasi teknologjia aktuale e identifikimit të fytyrës është ndërtuar për të njohur fytyrat njerëzore, jo gjedhet.

"Një grup i dronëve do të marrin imazhe të bagëtive nga kënde të ndryshme. Ne mund të bashkojmë një model 3D për të vlerësuar peshën dhe për të ndjekur shtimin ose humbjen e peshës. Ata gjithashtu bëjnë video për të monitoruar nivelet e aktivitetit fizik. ” thotë Hoagg.

Etiketat e veshit (metoda analoge e identifikimit të kafshëve specifike) nuk janë të besueshme pasi ato priren të bien dhe humbin.

Teknologjia e ekipit të Universitetit të Kentucky do të jetë e aftë të veprojë në mënyrë autonome, me një dron vëzhgues që qëndron mbi fushë dhe përcakton cilat objekte janë lopë dhe transmeton vendndodhjet e tyre në një numër të dronëve "punëtorë". Këto drone punëtorë janë të pajisur me kamera që mbledhin imazhe dhe të dhëna ndërsa fluturojnë. Plani përfundimtar është që makineritë të analizojnë informacionin që mbledhin dhe të dërgojnë paralajmërime në kohë reale tek fermerët kur diçka nuk shkon, si zbulimi i një lope të sëmurë ose një gardh i rrëzuar.

Për të siguruar që sistemi është i sigurt për bagëtinë (pamjet dhe zhurmat e pazakonta mund të stresojnë lopët dhe t'i shpërqendrojnë ata nga ngrënia), studiuesit po studiojnë përgjigjet fiziologjike dhe të sjelljes së kafshëve ndaj dronëve duke testuar modele dhe lartësi të ndryshme të fluturimit në 6 km katrore fermë. Qëllimi është të kapin imazhe me cilësi më të mirë ndërsa nuk shqetësohen bagëtitë, kështu që ekipi po përdor vëzhgues të rrahjeve të zemrës dhe GPS për të matur përgjigjet e kafshëve ndaj dronëve.

"Është mjaft premtuese. Ne jemi në gjendje të zbulojmë më shumë nga sa prisja ”, thotë Michael Sama, një profesor i inxhinierisë së biosistemeve në Universitetin e Kentucky.

"Ne mund të jemi 20 ose 30 metra larg dhe kjo nuk i prek ata në asnjë mënyrë."

Kafshët gjithashtu duket se ambientohen me makineritë që fluturojnë në këto lartësi me kalimin e kohës.

Për të arritur këtë punë madhështore , studiuesit kanë nevojë për shumë të dhëna, të cilat është e vështirë të mblidhen.

"Ju nuk mund të hyni në internet dhe të shkruani: “Dua një milion fotografi të lopëve.” Ne duhet ta krijojmë atë set të të dhënave ", thotë Sama.

Për të ndërtuar atë katalog, ata kanë burime të mëdha njerëzish dhe kanë instaluar dhjetëra kamera në një fermë universitare që mund të kapë deri në 100 foto sa herë që kalon një lopë.

"Ne mund të marrim imazhe të bagëtive nga të gjitha drejtimet e ndryshme njëkohësisht. Kjo na ndihmon të trajnojmë algoritmin që do të rindërtojë modelin 3D të lopës nga një grup imazhesh relativisht të rralla."

Milt Thomas, një profesor i mbarështimit të kafshëve në Universitetin Shtetëror të Kolorados (CSU) u ndesh me një problem të mbledhjes së të dhënave dhe gjithashtu kërkoi “ndihmë” nga dronët.

"Ka disa lopë që janë dembele dhe shtrihen rreth ujit dhe kullosin barin përreth ujit", shpjegon Thomas. "Ka lopë të tjera që duan të ngrihen çdo mëngjes dhe të shkojnë për një shëtitje të gjatë, të ngjiten buzë maleve."

Shpesh, këto modele kullotjesh janë vlerësuar duke përdorur GPS, një metodë që kërkon shumë kohë dhe punë, veçanërisht në kullotat e mëdha. Për studime gjenetike, studiuesit gjithashtu duhet të jenë në gjendje të dallojnë lopët individuale.

“Nëse do të mund të gjenim një mënyrë për të numëruar dhe njohur të gjitha lopët në një kullotë në të njëjtën kohë, kjo do të përmirësonte aftësinë tonë për të identifikuar shenjat e vërteta gjenetike. Kjo është arsyeja pse ne jemi kaq të interesuar për dronët, ”thotë Derek Bailey, një profesor i shkencave në Universitetin Shtetëror të Neë Mexico i cili ka studiuar lopët që nga viti 1998 dhe ka punuar me ekipin e CSU.

Një dron mund të fluturojë mbi të njëjtën zonë shumë herë në ditë dhe të mbledhë shumë më shumë të dhëna, shumë më shpejt.

Ku dhe sa lopët kullosin ka një ndikim të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e tokës. Kullotja e tepërt mund të çojë në erozion të tokës, infektim të barërave të këqija, cilësi të dobët të ujit dhe futjen e specieve invazive.

Bagëtitë që lëvizin për të kërkuar një dietë më të larmishme "gjithmonë zgjasin më shumë në tufën tonë." thotë Nick Wamsley, ndihmës menaxher në një fermë.

Ekuipazhi i CSU vendosi GPS në disa bagëti në fermë për të mbledhur të dhëna për modelet e kullotjes.

Megjithëse disa nga qëllimet dhe pyetjet kërkimore janë të njëjta në Colorado dhe Kentucky, qëllimi përfundimtar për CSU është i ndryshëm. Ata duan të "zhvillojnë një mjet përzgjedhjeje për mbarështuesit për të prodhuar lopë që janë më të përshtatura për mjedisin", ose të kenë më pak ndikim në tokë,” thotë Mark Enns, një profesor i shkencave.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë