Kuriozitete

Amerika bëhet gati për të pritur eklipsin total diellor

Amerika është gati të mirëpresë eklipsin e plotë diellor, që do të shihet në të gjithë Amerikën e Veriut, nga Meksika e deri në skajin lindor të Kanadasë.

Një eklips diellor ndodh kur Hëna lëviz midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar pjesërisht ose të gjitha rrezet e Diellit që të arrijnë në Tokë.

Fenomeni është një ngjarje kozmike që gjatë harkut kohor të një viti mund të ndodhin 2-4 eklipse diellore, ku rrezet nuk bllokohet plotësisht, por gjasat për të parë një eklips të plotë diellor janë shumë më të rralla.

Eklipsi i fundit total diellor që u pa në Amerikën e Veriut ishte në vitin 1918 dhe i tjetri nuk do të jetë deri në vitin 2079.

“Janë ato tre minuta të çmuara apo më shumë që sheh fenomene që thjesht nuk i sheh në jetën e përditshme”, tha Anthony Aveni, shkencëtar.

Ai thotë se ora fikse se kur pritet të ndodhë nuk mund të thuhet pasi kjo do jetë në varësi të orës zyrtare të shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë