Vende dhe Udhetime

Të kalosh 17 vite për të fotografuar bukurinë unike të Mongolisë

Ishte pikërisht historia e gjyshes së tij me origjinë nga Mongolia që i tërhoqi vëmendjen fotografit francez Frederic Lagrange, për të parë se si ishte jeta në këtë vend.

Fotografi i cili jeton prej vitesh në NY, vizitoi për herë të parë në vitin 2001 Mongolinë, pasi ai u tërhoq nga historitë që i tregonte gjyshja e tij.


Ai fotografoi qindra imazhe të ndryshme, deri sa krijoi një koleksion të vërtetë. Gjyshi i Frederic ishte pjesë e ushtrisë franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u burgos nga gjermanët, pastaj u shpëtua nga ushtarët Mongolian.

Fotografi tha për “MailOnline Travel” se si gjyshi i tij ishte shpëtuar në fund të vitit 1944.

"Më kujtohen emocionet në zërin e tij kur ai shpjegoi se si ai dhe të burgosurit e tjerë britanikë dhe amerikanë në kamp ishin shpëtuar mongolët.” ka thënë fotografi.

"Që atëherë Mongolia ka qenë gjithmonë në mendjen time. Ata njerëz shpëtuan jetën e gjyshit tim. Shumë vite më vonë, saktësisht në vitin 2001, u nisa për në atë vend më qëllim të shikoja nga afër bukurinë e natyrës dhe gjithçka tjetër që ofron Mongolia. Shumicën e kohës e kam kaluar në Perëndim, pasi bukuria që ofronte, ishte e pamundur të më bënte të shkëputesha thuajse për një muaj të tërë.”

Fotografi thotë më tej se udhëtimi një mujor që ai kishte bërë në Mongoli ishte shumë pak kohë, për të zbuluar gjithë jetën e atij vendi. “Kur unë u ktheva në NY, pashë një hartë të të gjithë territorit të Mongolisë, dhe kuptova se sa pak vende kisha shkelur në udhëtimin tim të parë atje. Ndjeja një nxitje të fortë për të parë më shumë: shkretëtirën e Gobit në Jug, gjuetarët shqiponjë në Perëndim, pleqtë e renë e Tsaatanit në Taiga Veriore dhe shumë më tepër".

Për imazhet e shkrepura, fotografi thotë se këto janë portrete shumë të drejtpërdrejta. 
Frederic e përshkruan periudhën 17 vjeçare që ka kaluar në këtë vend, si kohën më të mirë të jetës së tij. ‘Njerëz të thjeshtë, shijonin bukurinë që ofronte vendi, pa asnjë pretendim të vetëm.”, mbyll ai rrëfimin e tij.

Më poshtë shihni disa nga imazhet që fotografi ka arritur të dokumentojë përmes aparatit të tij dhe të ofrojë pamje unike, për pjesën tjetër të njerëzve të cilët nuk e kanë shkelur këtë vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë