Vende dhe Udhetime

Të jetoni si mbret ose mbretëreshë, në shitje disa nga kështjellat më të bukura

Nëse e keni imagjinuar ndonjëherë që të keni kështjellën tuaj, tani mund të jetë koha e duhur për të blerë.

Kjo kështjellë është në treg aktualisht, që nga qershori 2018. Nëse po kërkoni stilin e jetës italiane, kjo pasuri neo-gotike pranë Perugias në Itali mund të jetë për ju, për një vlerë prej 3.5 milionë euro. Aktualisht po përdoret si një hotel luksoz, me shtatë dhoma gjumi dhe nëntë banja, si dhe një suitë, kjo kështjellë mund të jetë për një familje të madhe.

Prona daton nga 1860, dhe një artist lokal ka punuar çdo dhomë. Kështjella është emblematikë e arkitekturës italiane, dhe pamja e natyrës që ka përreth është e mahnitshme.

Në veri, në Lombardia, është një tjetër perlë në shitje, në Liqenin Iseo. Kështjella që daton që në shekullin e 15-të, është vendosur në një kodër dhe ka një pamje mjaft strategjike. Ka gjithsej gjashtë dhoma gjumi.Muret janë prej guri, një tarracë e madhe dhe kopshte të mrekullueshme.

Një kështjellë me 10-dhoma gjumi në Limoges mund të jetë e juaja për vetëm 3.45 milionë euro në Francë. Me kulmin e saj tradicional, kjo kështjellë daton që nga shekulli i 19, ndërsa përreth ka 350 hektarë. Kështjella përfshin shumë karakteristika origjinale, por është rinovuar për të përfshirë edhe banjot moderne. Ka 10-dhoma gjumi dhe kushton 4 milion.

Qyteti i Limoges është në jug të Francës. Ky vend është vetëm katër orë larg Parisit me makinë. Gjithashtu në Francë, mund të blini një kështjellë me dhjetë dhoma gjumi për 2.96 milion euro. Kjo shtëpi e bukur në zonën e Dordogne njihet për arkitekturën e saj të mrekullueshme mesjetare.

Kështjella daton në shekullin e 13-të dhe përfshin dy shtëpi kujdestare dhe bujtinë, si dhe dy stalla dhe një garazh. Nga tavanet e harkuara deri te kopshte me shumë ngjyra, ku keni mundësi të prisni shumë miq në këto ambiente përrallore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë