Lajme

Të hënën nis sesioni i ri parlamentar

Të hënën e parë të shtatorit nis sesioni i ri parlamentar.
Nëpërmjet një njoftimi, Kuvendi sqaron se më datë 2 shtator, ora 18:00 do të zhvillohet seanca e parë parlamentare.
“Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të”, thuhet në njoftim.
Rendi i ditës së seancës së parë plenare është i publikuar në faqen e Kuvendit.

Ndërkohë, edhe ky sesion parlamentar do të nisë pa praninë e opozitës, e cila ka bojkotuar Kuvendin prej muajsh dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë