Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha nga kryesia e Kuvendit se seanca e të hënës në Kuvend, ku do të votohet në parim projektbuxheti, do të jetë një betejë pa kthim dhe me surpriza.
Berisha nuk sqaroi nëse surpriza përfshinte edhe mundësinë e një greve urie nga disa deputetë aq e përfolur jo zyrtarisht.
“Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit, ka humbur çdo funksion si tempull i demokracisë së Shqipërisë, ndaj dhe deputetët e opozitës, në emër të popullit opozitar, qytetarëve që besojnë tek vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin motorin kryesor të saj, që besojnë se ministrat, pushtetarët dhe cilido duhet të hetohen nga Komisionet Parlamentare me transparencë, duhet të pasqyrohen e gjithë veprimtaria ligjore, apo antiligjore, kushtetuese apo antikushtetuese e tyre.
Një nen me rëndësi kapitale në Kushtetutë duhet të respektohet.
Ligjet, rezolutat, amendamentet e opozitës, duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare.
Sikundër kurrë ndonjëherë qeveria nuk mund të mendojë të caktojë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet Parlamentare.
Këto janë kërkesat më themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë beteja pa kthim gjer në fitoren e tyre”, tha Berisha.
Me tej ai shtoi: “Deputetët e PS-së mund ta quajnë të miratuar buxhetin, pa votim fare. Se nuk kanë nevojë për votim ata, janë futur në zoom, klandestinitet. Nuk njohin ata asnjë rregull. E rëndësishme është se shqiptarët do të shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të
përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament”.
Berisha tha se beteja do të jetë pa kthim, pa sqaruar konkretisht
“Do t’i mësoni live të gjitha aspektet e saj”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.