Përgjegjës për ushqimin që konsumojmë jemi vetëm ne. Ushqimet e duhura na ndihmojnë për të qenë sa më të shëndetshëm dhe të lumtur.
Po shkenca na tregon gjithashtu se të hani të shoqëruar gjithashtu ndikon në lumturinë tuaj. Dhe këtu duket se vlen shprehja se “lumturia vjen nga stomaku”.
Sipas disa studime të hahet vetëm nuk ndikon pozitivisht në lumturinë e një personi. Ndaj ekspertët rekomandojnë që në vend që të zgjidhni të hani vetëm, zgjidhni të ndani vaktin tuaj së bashku më një mik, koleg, apo familjar.
Të ushqyerit ndikon edhe në jetëgjatësinë tonë. Duket sikur të ngrënit në shoqëri i bën njerëzit më të kënaqur me jetën e tyre dhe siguron shanse më të larta për t’u ndjerë mirë për veten e tyre.
E sigurt është se qëndrimi rreth një tavoline me miqtë apo familjen nxit lirimin e endorfinës nga truri duke prodhuar një ndjenjë të këndshme të mirëqenies tek ne.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.