Futboll

Të gjithë kundër Botërorit, Ligat kombëtare duan të hapin një gjyq kundër FIFA-s

Gazeta Si – Ligat kombëtare të të gjitha vende të botës janë bashkuar. Serie A, Premier Liga, La Liga dhe të tjerat këtë herë vrapojnë me të njëjtën shpejtësi dhe një një front të përbashkët kundër FIFA-s dhe UEFA-s.

Arsyeja e përplasjes ka të bëjë me kalendarët ndërkombëtarë. Kompeticionet europiane dhe botërore po zgjerohen dhe për pasojë po ngushtojnë hapësirat për turnetë kombëtarë. Është një kalendar gjithmonë e më i dendur, me ngjeshje ndeshjesh. Të gjithë po vuajnë nga ndeshjet afër njëra-tjetrës, që nuk favorizojnë spektaklin dhe nuk mbrojnë shëndetin e lojtarëve.

Për këtë ccështje, përkrah ligave janë rreshtuar dhe sindikatat e futbollistëve të vendeve të ndryshme. Është një ccështje globale, sepse përfshin Botërorin 2026 për kombëtaret dhe Botërorin e 2025-ës për klubet.

FIFA ka vendosur kalendarin e saj të eventeve, pa marrë në konsideratë rrethanat dhe nevojat e kampionateve kombëtare. Reagimi i Ligave është kundërshtimi i parë konkret ndaj fuqisë së FIFA-s.

Në mbledhjen e 25 dhe 26 prillit në Londër, Ligat do të vlerësojnë mundësinë e hapave ligjorë kundër institucionit që drejton futbollin botëror. FIFA nuk ka respektuar autonominë e Ligave: impenjimet e kampionateve mbeten të njëjta, kurse ato në nivel ndërkombëtar janë shumëfishuar.

FIFA ka vendosur rregullat e saj, prandaj dhe ‘World League Association’, organizata që bashkon Ligat e futbollit në botë, kërkon të ndjekë rrugët ligjore, duke iu drejtuar Trupës së Drejtësisë Europiane për të hapur një gjyq kundër organizmit të drejtuar nga Infantino. Akuzat janë për vendime të njëanshme dhe abuzim me pozicionin dominues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë