Rend dhe Ligj

Të gjitha pronat e sekuestruara të Habilajve, por në banka asnjë lek

Gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pronave të grupit Habilaj të cilët janë arrestuar dhe akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që kryente trafik të lëndëve narkotike. Njoftimi zyrtar tregon një listë të gjatë të pronave të familjes Habilaj me shumë apartamente, troje, dhe automjete. Sipas gjykatës vlera e pasurisë së sekuestruar i kalon miliona euro. Por ajo që të bie në sy, është fakti se nëpër llogari bankare Habilajve apo familjarëve të tyre nuk u janë gjetur shuma të mëdha parash, duke shtyrë hetuesit të mendojnë drejt dy pistave: ose ata i kanë investuar gjithçka në pronat e sekuestruara, ose kanë llogari bankare jashtë vendit.

Procedimi penal ndaj grupit të  quajtur të Habilajve me vendndodhje në Vlorë nisi në vitin 2016 pas hetime të kryera nga polica italiane. Moisi Habilaj si kreu i grupit dhe anëtarë të tjerë bandës ndodhen për gjykim në  burgun e Katanjas në Itali ndërsa njëri prej tyre i njohur si "financieri"  është lënë në arrest shtëpiak, pas ekstradimit të anatemuar nga Shqipëria.

Në dosjen e hetimit për Habilajt përfshihet nën procedim edhe ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili për disa kohë ishte në arrest shtëpiak por më pas u la i lirë. Megjithatë hetimi ndaj tij vazhdon.

Dosjet së hetimit i është bashkuar edhe Orest Sota në makinën e të cilit kohë më parë u gjenden nga policia një sasi e konsiderueshme eurosh dhe dy patenta skafesh të ish ministrit të brendshëm dhe bashkëshortes së tij. Edhe Sota është i burgosur.

Ndërkohë që jo më larg se e premtja, kryeprokurorja Arta Marku konfirmoi ringritjen e grupit te prokurorëve të krimeve të rënda që do të japin në gjyq pretencën për ishin ministrin e brendshëm.

Ja pronat e sekuestruara të Habilajve

Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka vendosur me vendimin Nr.379 datë 29.10.2017 pranimin e kërkesës dhe vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme të regjistruara në Z.V.R.P.P. Vlorë në emër të shtetasve Moisi Habilaj, Artan Habilaj dhe Florian Habilaj dhe konkretisht:

1.Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe totale 157 m e ndodhur në lagjen “28 nëntori “Vlorë e cila figuron në pronësi të shoqërisë TURI@ ZMB sh.a

2. Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe totale 136 m e ndodhur në lagjen “28 nëntori “Vlorë e cila figuron në pronësi të Florian Habilaj

3.Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe totale 77.7 m  e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj

4.Pasuria e llojit apartament  me sipërfaqe totale 69  m e ndodhur në lagjen “Uji I Ftohtë” , Vlorë ndërtuar nga shoqëria “AFA konstruksion “sh.p.k I kontaktuar nga shtetasja Klementina Habilaj në datë 04.04.2016

5.Pasuria sipërfaqe totale 104.5 m e ndodhur në        Vlorë e cila figuron në pronësi të shtetasit Famir Memaj;

6.Pasuria e llojit ndertesë me sipërfaqe totale 156 m e ndodhur në lagjen “28 Nëntori” Vlorë e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj

7.Pasuria e llojit truall me sipërfaqe totaLe 580 me cila figuron në pronësi të shtetasit Artan ,Moisi dhe Florian Habilaj të cilët e kanë blerë me kontratën e shitblerejes me vlerë 205 .000 euro

8.Pasuria e llojit ndertesë me sipërfaqe totale 67 m e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj të cilët e kanë blerë me kontrarën e shitjes me vlerë 45 .000 euro

9.Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe totale 136  m e cila figuron në pronësi të shtëtasit Florian  Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 170.000 euro

10.Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe totale 157 m e  cila figuron në pronësi të shoqërisë TURI@ MZB

11. Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe totale 71.5  m e  cila figuron në pronësi të shtetasit Zenepe Habilaj e cila e ka blerë me kontratën e shitjes 3.150.000 lekë

12. Një apartament me sipërfaqe 69 m e ndodhur ne lagjen “Uji I fohtë” e blerë me shumë 25.000 euro

13. Pasuria e llojit apartament  me sipërfaqe totale 104.5  m e me cila figuron në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj të cilët e ka  blerë me kontratën e shitjes me vlerë 5.400.000 lekë

Në kuadër të këtij hetimi pasuror dhe në funksion të një hetimi të plotë të gjithanshëm nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u është kërkuar informacion të gjitha bankave, Bankës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Drejtorisw së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Zyrës Kombëtare të Punësimit dhe Zyrës së Përgjithshme të Pasurive të Paluajtshme dhe nga institucionet e mësipërme është administruar dokumentacioni si më poshtë:

Me shkresën nr 384 datë 23.01.2018 të Bankës së Shqipërisë nuk ka rezultuar që deri në datë 23.01.2018 shtetasit Moisi Habilaj, Artan Habilaj dhe Florian Habilaj apo familjarët e tyre të kenë hapur llogari cash/ titujsh për blerjen e bonove të thesarit të shtetit shqiptar pranë Bankës së Shqipërisë.

Për sa i përket informacionit të administruar nga bankat ka rezultuar se shtetasit Moisi Habilaj, Artan Habilaj dhe Florian Habilaj apo familjarët e tyre kanë llogari të hapura dhe të mbyllura në banka të ndryshme, por nuk figurojnë depozita apo llogari me shuma të konsiderueshme nw emër të këtyre shtetasve apo familjarëve të tyre.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe nga kërkimet në QKB ka rezultuar se shtetasi Artan Habilaj ka regjistruar subjektin AMF sh.p.k me nipt K27417201F me objekt “tregti me shumicë dhe pakicë”, hotel, restorant, bar-bufe, piceri, tregti karburantesh etj”. Po kështu figuron ortak i vetëm me pjesëmarrje 100% i subjektit dhe administrator. Për shtetasin Florian Habilaj në sistemin tatimor C@ts figuron Florian Habilaj me niptin L26606204C me subjekt “Bar Kafe”

Nga kontrolli në Arkivën Kombëtare të Regjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, rezulton se figurojnë në pronësi të famijarëve të Moisi Habilaj, Artan Habilaj dhe Florian Habilaj dhe të familjarëve të tyre mjetet si më poshtë:

Shtetasi Artan Habilaj ka në pronësi mjetin me targë AA900NF e markës audi modeli A8 e vitit të prodhimit 2008

Shtetasi Florian Habilaj ka në pronësi mjetet me targa AA 900 NF e markës “Ford-Focus” e vitit të prodhimit 2002

 AA 265 HF e markës “Ford-Focus” e vitit 2000

AA 933 JE e markës “Skoda-Fabia” e vitit të prodhimit 2002 dhe AA 997 JT e markës “Fiat-Bravo” e vitit të prodhimit 2007

Gjithashtu nga informacioni i administruar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka rezultuar se nga këta shtetas dhe familjarët e tyre janë të siguruar në aktivitetin privat shtetasit Artan Habilaj, Klementina Habilaj dhe Florian Habilaj dhe nga Zyra Kombëtare  e Punësimit ka rezultuar se këta shtetas nuk figurojnë si punëkërkues.

Nga analiza e fakteve dhe dokumetacionit të administruar përsa u përket pasurive të shtetasve Moisi Habilaj, Artan Habilaj dhe Florian Habilaj dhe familjarëve të tyre, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale që ata kanë zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali.

Pasuritë e shtetasve Moisi Habilaj, Artan Habilaj, Florian Habilaj dhe familjarëve të tyre dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal dhe bazuar në nenin 11 të ligjit Nr .10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave paradaluese kundër pasurisë” duhet të vendoset sekuestro mbi këto pasuri si më poshtë

Përsa i përket pasurive të luajtshme lind nevoja e vendosjes së sekuestros edhe për pasurinë e luajtshme të Artan Habilaj dhe konkretisht:

Mjeti me targë AA 900 NF e markës audi e vitit të prodhimit 2008

Për pasuritë e luajtshme të shtetasit Florian Habilaj dhe konkretisht mjeteve me targa AA 221 GJ e markës ford fokus e vitit 2002

AA 265 HF e markës ford focus e vitit 2000

AA 933 JE e markës skod fabia e vitit të prodhimit 2002

AA 997 JT e markës fiat bravo e vitit të prodhimit 2007

Së pari pasuritë e mësipërme janë pasuri që plotësohen kriteret e parashikuara në nenin 11 I ligjit Nr 10192 datë 03.12.2009

Së dyti pasuria e mësipërme zotërohet nga shtetasit e mësipërmendur si subject I ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara.Duke iu krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara rezulton se vlera nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme

Së treti ka arsye për  të besuar lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjera me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e kësaj pasurie.

Për këtë arsye në bazë të neneve  3-7,11,12,14 dhe 15 të ligjit  Nr 10192, datë 03.12.2009 kërkohet;

Sekuestrimi i pasurive të mëposhtme ;

1.Pasuria e llojit ndërtesë me sipërfaqe 156 m e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 40.000 euro

2.Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 514 m e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 60.000 euro

3. Pasuria e llojit apartament  me sipërfaqe 77.7 m e cila figuron në pronësi të  shtetasit Artan Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 3.000.000 lekë

4.Pasuria e llojit apartament  me sipërfaqe 40.95 m e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 2.080.000 lekë

5. Pasuria e llojit apartament  me sipërfaqe 40.95 m e cila figuron në pronësi të  shtetasit Ciko Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 2.500.000 lekë

6.Pasuria e llojit apartament  me sipërfaqe 102 m e cila figuron në pronësi të  shtetasit Moisi Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 4.000.000 lekë

7. Pasuria e llojit apartament  me sipërfaqe 285 m e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian habilaj j e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 20.000.000 lekë

8. Pasuria e llojit truall  me sipërfaqe 580  m e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 205.000 euro

9. Pasuria e llojit ndërtesë  me sipërfaqe 67  m e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 45.000 euro

10. Pasuria e llojit njësi  me sipërfaqe 136  m e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 170.000 euro

11.Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 157  m e cila figuron në pronësi të shoqërisë TURI @ZMB

12. Pasuria e llojit apartment   me sipërfaqe 71.5  m e cila figuron në pronësi të shtetasit Zenepe Habilaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 3.150.000 lekë

13. Pasuria e llojit apartament  me sipërfaqe 69  m e cila figuron në pronësi të shtetasit Klementina Habilaj

14. Pasuria e llojit apartament   me sipërfaqe 104.5  m e cila figuron në pronësi të  shtetasit Fatmir Minaj e blerë me kontratën e shitjes me vlerë 5.400.000 lekë

15. Pasuria e paluajtshme e shtetasit Artan Habilaj për të cilën ka aplikuar pranë Aluizmit Vlorë

16. Pasuria e paluajtshme e shtetasit Moisi Habilaj për të cilën ka aplikuar pranë Aluizmit Vlorë

 17. Pasuria e paluajtshme e shtetasit Florian Habilaj për të cilën ka aplikuar pranë Aluizmit Vlorë

18 Mjeti me targë AA 900 NF e markës audi e vitit të prodhimit 2008

19. Për pasuritë e luajtshme të shtetasit Florian Habilaj dhe konkretisht mjeteve me targa AA 221 GJ e markës forf fokus e vitit 2002

20. AA 265 HF e markës ford focus e vitit 2000

21. AA 933 JE e markës skod fabia e vitit të prodhimit 2002 22. AA 997 JT e markës fiat bravo e vitit të prodhimit 2007


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë