Politike

Të dielën primaret e Berishës, lista zyrtare e kandidatëve për 6 bashkitë

Të dielën anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë emrat zyrtare në garën për gjashtë bashkitë përmes procesit të organizuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit, por që nuk njihet nga PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës.

Procesi i votimit do të hapet në orën 08:00 në të 6-ta bashkitë e vendit e do të mbyllet në orën 17:00.

Komisioni i Rithemelimit njofton se kandidatët janë figura të spikatura dhe me kontribute në PD si dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Në Dibër do të votohet për Behar Dema ekonomist, Dafina Muda psikologe dhe Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

Në Durrës garojnë Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali.

Në Lushnjë garojnë Arben Zaimi jurist-avokat, Elton Bano jurist-avokat,  Eurion Iljazi arsimtar dhe  Indrit Qerimi, arsimtar.

Në Rrogozhinë:  Eqerem Deliu, ekonomist;  Hajrulla Tafa, arsimtar; Hekuran Xhani, mjek veteriner; Sokol Gosa, arsimtar dhe Vladimir Manushi, mjek dentist.

Në Shkodër: Alfred Koçobashi, jurist; Arben Maliqi, jurist; Astrit Bushati, jurist; Bardh Spahia, mjek; Irena Shestani Shala, ekonomiste dhe Irma Kopliku, pedagoge matematike.

Në Vlorë: Luan Beta, inxhinier dhe Lulzim Vrana, ekonomist

Në anën tjetër, kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka zyrtarizuar ende kandidaturat që me gjasë nuk do të ketë ndonjë risi, sa kohë që më të përfolurit janë kryetarët e komanduar në degë të PD-ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë