Rend dhe Ligj

Të dënuar për vjedhje, vrasje e drogë. OFL “troket” te 4 të dënuar

Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ të datës 31 janar 2020, i ka dërguar letrat 3 personave në Tiranë dhe 1 në Kavajë. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

 – Ylli Murati, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

– Spartak Kazazi, banues në Kavajë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

– Blendi Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Emiljano Tasho, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë