Lajme

Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, arrestohen 3 vlonjatë

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 drejtues mjetesh për  “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”.

Është vënë në pranga shtetasi Enrik Gjishti, 23 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Gjergj Kastrioti” Vlorë, pasi po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz nën efektin e pijeve alkoolike.

Graciano Zepaj, 26 vjeç, banues në Vlorë është arrestuar pasi drejtonte mjetin Mercedes Benz pa leje drejtimi përkatës.

 Albert Buzra, 37 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë në Sarandë, pasi ky shtetas duke udhëtuar në aksin rrugor Dërmish-Bogaz, me mjetin tip Ford nën efektin e pijeve alkoolike, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur mjetin e parkuar tip Volskwagen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë