Lajme

Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 5 drejtues mjetesh në Korçë

Policia e Korçës, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ka vënë në pranga 5 drejtues mjetesh.
Siç njofton policia, njëri prej të arrestuarve, shtetasi B. K, 62 vjeç ka aksidentuar teksa drejtonte një zetor pa targë 51-vjeçarin me iniciale A. GJ.
4 shoferët e tjerë janë vënë në pranga, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë.
Ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit:

B. K, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip zetor pa targë, ka aksidentuar lehtë shtetasin A. Gj, 51 vjeç, banues në fshatin Klocë, Korçë.

A. H, 34 vjeç, banues në fshatin Lumas, Pogradec, pasi në rrugën Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas u kap duke drejtuar, mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

M. Ç, 23 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Amadeus”, pa targë.

Y. M, 56 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në rrugën Maliq-Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin traktor të markës “Taishan”, pa targë.

Gj. P, 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në Bulevard “Fan Noli”, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip motor të markës “Dayang”, pa targë.

Në gjendje të lirë është proceduar shtetasi K. D, 65 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi në këtë fshat, 65-vjeçari u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip motor të markës “Honda”, pa targë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë