Para

Tatimet afat bankave: Deri më 31 maj raportoni paratë që dalin jashtë vendit

Nga Gazeta ‘SI’ - Të gjitha institucionet financiare në vend kanë afat deri më 31 Maj 2023, për të raportuar pranë Administratës Tatimore llogaritë e konsideruara si të raportueshme, ato të offshore.  Raportimi i cili ka lindur si detyrim ndërkombëtar bëhet në koordinim me vendet e G20 dhe OECD, me qëllim shmangien  e grumbullimit të parave jashtë vendit.

Standardi i Përbashkët i Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive të cilët janë rezidentë të shteteve të tjera.

Mosdorëzimi i një informacioni të tillë ndëshkohet me 10 mijë lekë gjobë.

DPT në Shqipëri shpërndan informacion me 130 vende të tjera.

 Ky informacion supozohet të transmetohet automatikisht çdo vit, duke përfshirë të dhëna për balancat e llogarive financiare, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë