Gazeta Si - Administrata e presidentit Biden po priret drejt dërgimit të një numri të konsiderueshëm tankesh “M1 Abrams” në Ukrainë.
Lajmin e zbuloi sot “Wall Street Journal”, duke cituar burime zyrtare, duke specifikuar se njoftimi për dërgesën duhet të bëhet këtë javë.
Ndërkohë qeveria gjermane ka thënë se do të shqyrtojë kërkesën e Polonisë për transferimin e tankeve “Leopard 2” të prodhimit gjerman në Ukrainë "me urgjencën e duhur".
Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë së Berlinit për agjencinë e lajmeve DPA, siç raportojnë mediat gjermane.
Ukraina ka kërkuar që tanket perëndimore ta ndihmojnë atë të zmbrapset kundër pushtimit rus.
Zëdhënësi konfirmoi se kërkesa e qeverisë polake për të dërguar “Leopard”-ët në Kiev ishte pranuar, duke shtuar se kërkesat do të "ekzaminohen me urgjencën e nevojshme në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e vendosura për eksportet e armëve".
Varshava ka nevojë për lejen e Berlinit pasi tanket janë prodhim gjerman dhe nuk mund të eksportohen.
Megjithëse Gjermania është bërë një nga furnizuesit kryesorë të armëve të Ukrainës, aleatët e tjerë perëndimorë – veçanërisht Polonia dhe vendet baltike në krahun lindor të NATO-s që ndihen të kërcënuara nga Rusia – kanë treguar padurim me ngadalësinë e perceptuar të kancelarit Olaf Scholz për të vepruar.
Rusia e ka kundërshtuar këtë mundësi të transferimit të tankeve në Ukrainë, duke shprehur me këmbëngulje se marrëdhëniet e saj me Gjermaninë do të dëmtoheshin shumë në të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.