Vende dhe Udhetime

Tani mund të mos shëtisni më me gomerë në ishujt grekë

Një beteje e madhe ligjore ka nisur në ishujt grekë për ndalimin e përdorimit të gomerëve për ngjitjen e turistëve nga kroçeret në ishuj.

Aktivistët janë hedhur në protesta dhe po bëjnë thirrje për një ndalim të menjëhershëm te përdorimit të gomerëve si "taksi", duke thënë se një fushatë ndërgjegjësimi nuk do të jetë e mjaftueshme për të ndalur "traditën mizore".

Tani mund të mos shëtisni më me gomerë në ishujt grekë, Gazeta Si, 2020

"Sigurisht që asnjë fushatë nuk do të ndryshojë situatën, ndoshta do të ndodhin disa përmirësime por tema do të harrohet përsëri dhe gjithçka do të jetë njësoj si më parë", tha Natassa Bobolaki, presidente e Federatës Greke të Mirëqenies së Kafshëve. "E vetmja gjë që do të ndalojë këtë mjerim është ndalimi i tij me ligj," shtoi ajo.

 Gomerët përdoren kryesisht në ishullin e Santorinit për të transportuar turistë gjatë periudhës së verës si dhe për të transportuar materiale ndërtimi në dimër.

Tani mund të mos shëtisni më me gomerë në ishujt grekë, Gazeta Si, 2020

Sipas aktivistëve, janë raportuar një sërë rastesh abuzimi me kafshët, që përfshijnë dëmtime të shtyllës kurrizore, plagë dhe rraskapitje.

Që nga viti 2019, Zyra e Prokurorit Publik të Santorinit u ka dorëzuar udhëzime të qarta me shkrim autoriteteve të policisë së ishullit për t'u marrë drejtpërdrejt me rastet e keqtrajtimit të gomaricave dhe kafshëve të tjera.

Sidoqoftë, gjërat nuk kanë ndryshuar.

Tani mund të mos shëtisni më me gomerë në ishujt grekë, Gazeta Si, 2020

Qeveria vendosi në fillim të kësaj jave të zhvillojë një seminar trajnimi për pronarët e mushkave në Santorini për të luftuar fenomenin.

Aktivistët thonë se kjo praktikë çnjerëzore është një "plagë e hapur" për turizmin grek dhe akuzojnë autoritetet se nuk kanë dëshirë të ndërmarrin veprime ligjore kundër kësaj "tradite".

Tani mund të mos shëtisni më me gomerë në ishujt grekë, Gazeta Si, 2020

Bobolaki tha se nuk ka një kornizë ligjore institucionale në Greqi që rregullon kushtet dhe mirëqenien e kafshëve të transportit, gjë që do të thotë se pronarët e mushkave dhe gomerëve janë të pakontrolluar.

"Në Greqinë e Europës, ne nuk mund të kemi situata të tilla; Greqia është tanimë sinonim i abuzimit të kafshëve, " theksoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë