Jete & Stil

Tani gjithçka ka të bëjë me krijimin e “friluftsliv”: Fjala nordike për “jetesë në ajër të hapur” dhe “lidhjen me natyrën” është trendi i 2021

Për ata që tashmë e duan të qëndruarin jashtë, ekspertët tani parashikojnë që trendi i jetesës në 2021 do të jetë friluftsliv, një fjalë e vjetër nordike që përshkruan ndjenjën e "jetesës në ajër të hapur".

Termi është shumë i popullarizuar në të gjithë Skandinavinë, ku dalja jashtë, përqafimi i ambienteve të jashtme dhe të qenit i rrethuar nga natyra është pjesë e jetës gjatë gjithë vitit, pa marrë parasysh motin.

“Në një kohë kur është kaq e lehtë të mbyllësh veten nga bota, përqafimi i ‘friluftsliv’ mund të na ndihmojë të qëndrojmë të lidhur me botën e jashtme”, thotë Niels Eék, psikolog suedez.

Niels shpjegon se termi luante një pjesë thelbësore në jetën e shumicës së njerëzve.

“Kjo është pjesërisht për shkak të faktit se ne kemi shumë tokë, popullsi të vogël dhe lirinë për të bredhur kudo dhe pjesërisht për shkak të faktit se të ‘zhyturit’ në natyrë është vërtetuar se rrit mirëqenien mendore, shpirtërore dhe fizike, kështu që ne e kërkojmë atë në cdo moment”, shpjegon ai.

Ai tha se nuk ishte sekret që të qenit jashtë është e mirë për ne, duke shtuar se lidhja me natyrën mund të zvogëlojë nivelet e ankthit, stresit dhe depresionit.

Ndërkohë ai zbuloi se shumë skandinavë nuk e lënë këtë aktivitet as nga moti i keq duke zbuluar që shfrytëzimi sa më i madh i temperaturave të ftohta ose shiut mund të jetë një pjesë thelbësore e friluftsliv.

Ai shpjegoi se ideja shpesh ngulitet tek ata që në moshë të re dhe ata shpesh shijojnë darkat jashtë dhe shëtitjet me miqtë pa marrë parasysh motin.

Karen Dolva, CEO i organizatës No Isolation, u pajtua me Niels dhe tha se ndërsa shpesh herë mund të duket e vështirë, gjëja më e mirë që mund të bësh është të dalësh për një shëtitje në natyrë.

“Megjithëse mund të mos duket aq tërheqëse të shkosh jashtë për një kohë të zgjatur kur qielli është gri, është ftohtë dhe lagësht, ne norvegjezët kemi një thënie:”Ut på tur, aldri sur ', që përkthehet 'sa më shumë jashtë, kurrë me humor të keq”.

Duke folur për Forbes, Dayna Isom Johnson, eksperte e Etsy, tha se blerësit po tregonin gjithashtu një prirje për sendet friluftsliv në mënyrë që t'i bënin shtëpitë e tyre një vend të shenjtë.

“Nuk është për t'u habitur që kjo periudhë ka ngjallur interes në friluftsliv por gjithashtu një vlerësim të ri për natyrën që po reflektohet edhe brenda shtëpisë”.

Në vitin 2019, shkencëtarët pretenduan të kishin zbuluar se kalimi midis 20-30 minutash mes natyrës mund të ulte nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, me rreth 10 përqind.

Një studim i ri zbuloi se pas 30 minutash përfitimet e mirëqenies duke qenë jashtë vazhduan të rriteshin, por me shpejtësi të reduktuar, sipas Times.

Fjala nordike përshkruan ‘një ndjenjë qetësie dhe përmbajtjeje’ dhe ‘shijimin e gjërave të mira në jetë me njerëz të mirë përreth jush’.

Ajo lulëzoi në popullaritet në 2016 dhe u përcaktua si arti i të jetuarit komod, shijimi i kënaqësive më të thjeshta të jetës.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë