Trend

Tani është fakt: Maskat, aksesor që duhet të kombinohen me veshjen

Tashmë që maskat janë bërë një domosdoshmëri dhe një aksesor që duhet ta kesh kudo me vete, moda ka filluar të bëjë ndryshimet e rradhës.
Maska në çdo ngjyrë, me shprehje të printuara në të, me lule dhe në pafund llojesh i shohim kudo.
Disa marka i kanë përfshirë maskat në sezonet e mëparshme me synim tregun aziatik, ku maskat janë vendosur prej kohësh në publik.
Marka të tjera e kanë filluar përfshirjen e maskës në veshje që në janar. "Marine Serre" ishte e para që kombinoi maskën me një fustan ndërsa Off-White lëshoi një maskë afër fillimit të vitit e cila u bë artikulli më i kërkuar i veshjeve për meshkuj në botë për tremujorin e parë të vitit 2020, sipas platformës globale të kërkimit të modës "Lyst".
Lyst zbuloi gjithashtu se kërkimet për maska u rriten në mënyrë të pabesueshme gjatë tre mujorit të parë të vitit ku njerëzit preferonin maskat me ngjyra dhe stile lulesh.

Blogeret kanë udhëhequr trendin e veshjes së fustaneve apo fundeve me maskat e tyre, me stilet nga marka "Simon Miller" dhe marka "O'Pioneers" ku shihen kudo nëpër Instagram.
Ndërsa Kate, Dukesha e Kembrixh vendosi një maskë nga Amaia Liberty që të plotësonte veshjen e saj nga Emilia Wickstead në një shëtitje në Uells, Lyst vuri re se kërkimet për 'maskën me lule' u rritën pasi panë Dukeshën.

Trendi gjithashtu ka nxitur markat që ndjekin modën e qëndrueshme të krijojnë maska në përputhje të qëllimit të tyre.
Në fillimin e izolimit, marka britanike "Christopher Kane" krijoi maska me copat e artikujve të sezonit të kaluar, veprim që shkaktoi mjaft debat në mediat sociale dhe tani marka po krijon maska me copa të këtij sezoni.
O'Pioneers filluan të përdorin copa të produkteve që nuk janë shitur për shkak të pandemisë dhe vlen të themi që ato maska u shiten menjëherë dhe për shkak se ishin të kombinueshme gati me çdo gjë.
"Përputhja e një maskë me veshjen tuaj është thjesht diçka argëtuese dhe për ne thjesht ndodhi në mënyrë të natyrshme për shkak të mënyrës sesi punojmë dhe për të shmangur harxhimin sa më shumë që të jetë e mundur", thotë bashkëthemeluesja e O'Pioneers Tania Hindmarch.

Ajo thotë se kanë pasur shumë njerëz që kanë blerë rrobat për shkak se kanë dhe maskën që kombinon me to.
O’Pioneers është një ndër markat që prodhon maska, pjesë e "Daily Dress Edit", një nismë nga stilistja Isabel Spearman për të mbledhur fonde për bamirësi në "Shoqata e Kujdesit Intensiv".
Chinti dhe Parker, Emilia Wickstead, Cefinn dhe Justine Tabak gjithashtu kanë prodhuar një maskë që përputhet me koleksionin e tyre.
Marka "Newt London" kishte si synim të bëjë maska që të përputhen me koleksionin e qëndrueshëm të këmishave. Maskat janë bërë nga e njejta copë si këmishat që kombinohen.

O'Pioneers ka shumë klientë që i kthehen apo që janë të rinj pikërisht sepse kjo markë po krijon maska të çdo lloji, që mund të kombinohen me çdo veshje. Kjo tregon se dëshira për të kombinuar maskën me veshjen, po rritet, çka dhe ka shtyrë shumë marka të kapin momentin dhe të krijojnë një trend të ri. Për markat ekologjike ky trend është akoma më i vlefshëm e, për njerëzit, tashmë maska duhet patjetër të kombinohet.
Burimi:Independent\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë